Nga Havier Ramadani/ Ku duhet kërkuar përgjegjësia për gishtat e Inës

0

Më vjen shume keq kur shoh kete vajze te re,te shtrire ne shtrat duke lenguar nga dhimbja qe i shkakton humbja e 4 gishtave,apo e 2 gishtave,apo e 1 gishti,ndersa ne foto duken te dy duart e fashuara!! Nuk kemi nje version zyrtar te mjekeve qe e kane mjekuar,apo e policise se shtetit mbi gjendjen shendetsore te punonjeses se rendit!!
Kemi pare dhe degjuar gjithe diten dje ne media,versione nga me te ndryshmet rreth gjendjes se vajzes.Dihet qe perpara gjithckaje vjen jeta e njeriut,civil apo punonjes i rendit qofte.Në mediat tona ta pa-anshme dhe profesioniste,u fol per nje proteste plot dhune ndaj policise.Proteste “alla shpellare”me police te demtuar nga dhuna e qytetareve qe po protestonin se nesermja do i gjente pa shtepi mbi koke,per arsyen se kryeqyteti ka nevoje per rruge te reja dhe ne fakt kjo eshte e vertete!!Por,ketu ka nje “POR te madhe”,kryqyteti nuk ka nevoje per nje segment rruge qe i kushton 19ml euro kilometri!!!!! Kjo eshte supervjedhje miq!!!!

Pra vemendja me ndihmen e mediave u largua nga ceshtja e vertete apo nga dhuna e ushtruar ndaj protestuesve gra,pleq,femije apo burra qofshin.Vetem ne rrjete sociale dolen foto apo video femrash te dhunuara te shtrira pertoke apo ne shtreterit e spitalit.
Mua me vjen shume keq per Inen,punonjesen e rendit,mund te ishte motra ose bashkshortja ime!!
Me vjen keq sepse nje vajze e re humbi gishtat apo gishtin,pak rendesi ka.Nje vajze e re ndoshta humb dicka nga feminiliteti i saj kur ka humbur nje gisht,apo dy,apo 4,ku me ate dore ajo do mbaje dhe ledhatoje femijen e saj neser.Ajo ndoshta per mungese aftesie fizike mund te humbe edhe punen,dhe mund ta kete handikap ne te ardhmen per te gjetur nje vend te ri pune dhe me vjen shume keq.Mendoj qe Ina e ka menduar mire perpara se te behej punonjese e rendit.Te jesh polic eshte e veshtire ne te gjithe boten.

Do perballesh me police te korruptuar,me kriminele ordinere ose te organizuar,apo edhe me protesta te qeta dhe deri me ato “alla shpellare” dhe duhet te jesh e kompletuar nga ana profesionle,gje qe ne kendveshtrimin tim Ina (edhe nga nenvleresimi per nje shashke) tregoi mungese profesionalizmi ne ushtrimin e detyres.Ajo shkoi dhe kapi me dore nje shashke te ndezur dhe per rrjedhoje i plasi ne dore,duke bere te mundur qe te humbe gishtin apo gishtat,gje qe mediat e quajten ushtrim dhune ndaj punonjesve te policise.Dje nuk pati asnje goditje ndaj policeve!!Nuk pati asnje mjet te forte te perdorur nga protestuesit!!Sigurisht pati shtyrje,shashka apo tymce,veprime qe behen ne te gjitha protestat ne boten demokratike,por dhune me goditje apo perdorim te objekteve te forta nuk pati,madje mes protestuesish kishte motra dhe nena!!

Sigurisht qe humbja e gishtit apo gishtave eshte e dhimbshme,por ne te gjithe boten demokratike behen protesta me shashka dhe tymce,por ne kordonin qe do perballen me protestuesit,nuk vendosen police qe kapin me dore shashkat e ndezura dhe te pa pajisur me mjete mbrojtese dhe aq me shume police femra te pa pajisura me mjete mbrojtese,por vendosen policet me profesioniste per keto lloj ngjarjesh dhe te mire pajisur me mjete mbrojtese.

Ndoshta dikujt i interesonte qe protesta dhe protestuesit te etiketoheshin “shpellare te dhunshem”qe si shpellaret kane ardhur dhe kane zaptuar tokat e shtetit!! Une mendoj qe ketu duhet kerkuar pergjegjesia per gishtat e Ines jo tek protestuesit!!!
Dicka per ata qe thone qe opozita duhet rrije larg protestave:me larg protestave se po rri kjo opozite,nuk ka njohur ndonjehere historia jone.Ajo per kete po akuzohet,sepse po ben shume pak ta rrezoje kete qeveri qe eshte me e keqja qe ka njohur historia jone pluraliste.Madje lideri i saj akuzohet se ka tradhetuar kauzen e opizites dhe po bashkeqeverise me kryeministrin!!!

Fotografia e Havier Ramadani
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author