Kërcënohet me jetë Ervin Salianji/ Letra nga burgu: Do vritesh me snajper…

Detajet tronditëse të letrës denoncim. Pse po kërcënohet deputetit demokrat, kush fshihet pas planit ogurzi dhe një reagim nga Ervin Salianji

TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është kërcënuar me jetë. ”Lupa.al” ka arritur të sigurojë ekskluzivisht një letër që një i burgosur i Burgut të Fushë-Krujës i ka dërguar ligjvënësit demokrat ku e njofton për kurdisjen e një plani me qëllim eliminimin e tij fizik.

“Lupa.al” disponon emrin e të burgosurit që ka shkruar letrën dhe të ish-punonjësit të policisë i cili akuzohet se do organizojë atentatin e supozuar.

Kërcënimi
Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD. I burgosuri i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, shkruan në letër se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016. Ky ish-efektiv, sipas të burgosurit, është i lidhur me anëtarë të bandës së Durrësit dhe kapon e kësaj bande, Lulzim Berisha.

Letra e të burgosurit ku jepen detaje për atentatin ndaj Ervin Salianjit

Salianji: Nuk kam frikë nga kërcënimet
Me të marrë letrën, të nesërmen e 1 nëntorit deputeti i PD, Ervin Salianji i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ku ka kallëzuar kërcënimin me jetë. Me urdhër të Prokurorit Adnan Xholi, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda të cilët mësohet se kanë nisur hetimet.

Kallëzimi i Salianjit në Prokurori
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, ia kalon çështjen Krimeve të Rënda

I kontaktuar nga“Lupa.al”, deputeti demokrat Ervin Salianji pranon ekzistencën e letrës kërcënues, por është shprehur se çështjen nuk e ka bërë mediatike me qëllim që të jenë autoritetet ato të cilat të zbardhin rrethanat e plota. Ai nuk ka pranuar as masa shtesë sigurie duke deklaruar se nuk ka frikë nga kërcënimet dhe se do të vijojë ushtrimin e detyrës së tij si deputet i Kuvendit në denoncimin e akteve kriminale dhe korruptive ku sipas tij janë përfshirë segmente pranë qeverisë.

Kush fshihet pas kërcënimit
Pikërisht në letrën e të burgosurit të Burgut të Fushë Krujës nga i dënuari për vrasje me 24 vite burg, që identifikohet me emrin Agim, thuhet se Salianjit i rrezikohet jeta për shkak të zhvillimeve të fundit ku deputeti demokrat ka qenë pjesë e denoncimeve të forta ndaj qeverisë, duke mos kursyer as emrat e personazheve pranë mazhorancës apo edhe në detyra të larta qeveritare, të përfshirë në narkotrafik.

Pjesë e këtij skenari kundër Ervin Salianjit, sipas të burgosurit, janë ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit është denoncuar ditët e fundit nga opozita për dosjen “339”, ndërsa rezulton i përgjuar edhe nga Prokuroria në biseda telefonike me Avdylajt e Shijakut.

/Lupa.al/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments