Organizimi i degës së Partise Demokratike në Gjermani
Partia Demokratike dega Gjermani, hodhi dje hapin e parë drejt krijimit. Simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën dje sëbashku për të diskutuar dhe projektuar funksionimin e kësaj dege si një pedane e rëndësishme për emigrantet shqiptar në Gjermani. U vendos që të çelet procesi i antarsimeve si hapi i pare drejt konsolidimit të kesaj dege. Deri ne momentin kur do të mbaroj procesi i antaresimeve dhe rrjedhimisht dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe kryesise se kesaj dege, i gjithe procesi po monitorohet dhe drejtohet nga 2 ish antare te Partise Demokratike te Shqiperise Ilir Llalla dhe Enea Bardhaj !! Kujtojme se Ilir Lalla është ish antar i Partisë Demokratike në Shqiperi dhe një mbështetës i zjarrtë i saj në Gjermani ndersa Enea Bardhaj është ish drejtues strukturash në PD dega e Tiranës si dhe ish drejtues i strukturave të FRPD Tirane !!