INTELIGJENCA STRATEGJIKE DHE PARASHIKIMET E AFATGJATA – DOMOSDOSHMËRI PËR SIGURINË KOMBËTARE
Nga Luan Hamiti.
Inteligjenca strategjike dhe analiza strategjike janë terma të përdorura për të përshkruar një tip e veçantë të inteligjencës dhe praktikës analizuese. Nëse tërë inteligjenca është e përqendruar me analizimin e çështjeve për të bërë parashikime, atëherë inteligjenca strategjike merret me një zonë specifike, atë që ka qëllim të sjell një tip të analizës që ka lidhje direkteme arritjen e objektivave strategjike të organizatave, ndërmarrjeve dhe qeverive.
Inteligjenca që është e përdorur pastërisht për menazhim dhe përdorim ekzekutiv – dhe si rrjedhojë ka të bëjë me përmbledhjen e pyetjeve mbi misionet, qëllimet, objektiva, programet dhe planifikimin e burimeve – ka termin inteligjencë strategjike dhe synon zhvillimin e strategjive organizacionale,
Nëse analiza strategjike nuk është përdorur si një përbërës legjitim të vendimmarrjes, ekziston rrezikun që menaxherët të mos jenë të aftë të arrijnë potencialin e tyre të plotë në përcaktimin se si të marrin parasysh dhe të zgjidhin çështjet madhore, Qëllimi i plotë i inteligjencës strategjike është të mbështet arritjen efektive të objektivave organizacionale.
Koncepte bazike mbi inteligjencën
Fjala “inteligjencë” është e përdorur zakonisht në disa mënyra, por jashtë kontekstit që implikon mendimin, dy kuptime qëndrojnë të jenë të ndryshme:
• Inteligjenca mund të përdoret për të përshkruar një process dhe një aktivitet, ashtu që flasim për “të bërë punën e inteligjencës”
• Nga ana tjetër, inteligjenca është e përshkruar për të shprehur produktin final të këtij procesi. Me fjalë të tjera, mund të flasim për “zhvillimin” apo “të pasurit të inteligjencës”.
Në mënyrën më e thjeshtë, inteligjenca mund të përshkruhet si informacion i procesuar. Kjo sjell domosdoshmërinë që informacioni duhet të procesohet, para se të interpretohet,
Inteligjenca është shpesh e përshkruar në terma “ku?” dhe “pse?” është bërë diçka. Ashtu përdoren terma si inteligjenca politike, ekonomike, inteligjenca e krimit.
Tipe dhe nivele të aktivitetit të inteligjencës
Pa marrë parasysh se si është e krijuar ose përdorur, ekziston mendimi konvencional se inteligjenca është përçuar nga parime të vendosura. Sidoqofte, praktika mban një fleksibilitet integral që lejon ndryshime për t’u përshtatur mjedisit në të cilin inteligjenca është aplikuar. Kjo do të thotë, në thelb, që nëse doktrina e inteligjencës është një trup i përcaktuar të njohurive, praktika e inteligjencës ndryshohet vazhdimisht për t’u përshtatur nevojave në krijim.
Në fakt është aftësia e praktikës së inteligjencës për t’u dizajnuar vetveten, për t’u përshtatur ndryshimit e nevojave e veçanta të organizatave dhe pjesave të organizatave dhe, nëse është aplikuar dhe përdorur me përkulshmëri, bëhet një vegël shumë i dobishëm. Është një karakteristikë e inteligjencës, në gati çdo aplikim, që ajo t’i shërbejë dy qëllimeve finale. Një fokusohet në nivelin menaxhues, kurse tjera i është drejtuar nivelit operacional dhe funksional. Inteligjenca që është e përdorur pastërisht për menaxhim dhe përdorim ekzekutiv – dhe si rrjedhojë ka të bëjë me përmbledhjen e pyetjeve mbi misionet, qëllimet, objektiva, programet dhe planifikimin e burimeve – ka termin inteligjencë strategjike dhe qëndron për zhvillimin e strategjive organizacionale,
Nga ana tjetër, inteligjenca që u shërben nevojave ditore të vëzhguesve dhe menaxherëve të linjes dhe fokusohet në aktivitetet të menjehershme, rutinore dhe në zhvillim të organizatave – mund të quhet inteligjencë taktike ose operacionale,
Inteligjenca operacionale (taktike)
Në fushën e përforcimit të ligjit, inteligjenca operacionale është përgjithësisht e përqendruar me identifikimin, shënjimin, detektimin dhe ndërhyrjen (ose ndalimin) e veprimeve të marra kindër kriminelëve ose keqberësve, Shpëshherë, kjo inteligjencë implikon identifikiimin e elementeve specifike të operacioneve ilegale të çdo lloji,
Inteligjenca e shënjeshtrës, pavarësisht nëse është quajtur me funksione taktike ose operacionale ndërmerret më së miri nga zyrat locale të asaj organizate. Ky tip i aktivitetitkërkon mbledhje ose hyrje të të dhënave rutinore që mbulon veprime e mbuluara të tanishme dhe reagime të grupit shënjeshtër dhe stafit të përforcimit të ligjit.
Inteligjenca strategjike
Inteligjenca strategjike ka të bëjë jo me shënjeshtrat individuale, por me tendencat e gjithanshme që mund të interpretohen nëpërmjet vështrimit të një game e gjerë të aktiviteteve të shënjeshtruara për të parashikuar ngjarje, për të dhënë paralajmërime të hershme mbi ngjarjet me kuptim strategjik.
Roli i inteligjencës strategjike në sigurinë kombëtare
Pra, roli inteligjencës strategjike është të jep paralajmërime dhe parashikime të afatgjata mbi ngjarjet dhe fenomenet, mbi kërcënimet dhe kanosjet ndaj sigurisë kombëtare,
Inteligjenca strategjike fokusohet në qëllimet e afatgjata të agjencive, grupeve, organizatave dhe qeverive. Ka të bëjë me objektivat e rëndësishme dhe planet e gjithanshme. Nuk ka nevojë të funksionojë në një mjedis operacional, i afërt me veprimet të përditshme. Kjo formë e inteligjencës mund të lokalizohet në nivel kombëtar, në nivelin e selive qendrore afër klientëve kombëtarë organizacionalë, pavarësisht nëse jane zyrtarë qeveritarë, komandantë ushtarake apo politikënë,
Në thelb, në kontekstin e inteligjencës strategjike të përforcimit të ligjit, ajo u sjell menaxherëve të lartë dhe ekzekutivë (të të gjitha niveleve) një depërtim dhe kuptim të thellë në:
• tendencat aktuale dhe në zhvillim;
• ndryshimet në mjedisin e krimit
• kërcënime ndaj rendit public dhe sigurisë kombëtare;
• oportunitete për të kontrolluar veprime dhe zhvillimin e kundër-programeve;
dhe
• rrugën e gjerë për ndryshinim të strategjive, politikavem programeve dhe legjislacionit,
Nëse analiza strategjike nuk është e përdorur si një përbërës legjitim të vendimmarrjes, ekziston rrezikun që menaxherët të mos jenë të aftë të arrijnë potencialin e tyre të plotë për të përcaktuar se si të marrin parasysh dhe si të zgjidhin çështjet madhore, Qëllimi i plotë i inteligjencës strategjike është të mbështet arritjen efektive të objektivave organizacionale.
Çka është kritike në kuptimin e rolit dhe natyrës së inteligjencës strategjike:
• Inteligjenca strategjike është e dizajnuar qëllimisht për të mundësuar vendimmarrjen që është specifikisht relevante në bërjen e politikave të afatgjata.
• Inteligjenca strategjike gjithashtu sjell mjete të mbështetjes së qëllimeve operacionale përmes prodhimit të perspektivave mbi sfidat e ardhshme, që nëse mbahen parasysh, do të kenë një efekt direkt në planifikimin operacional.
Ky produkt i inteligjencës – hulumtimi strategjik – është një vegël i fuqishëm i menaxhimit, sigurisht, nëse përdoret si duhet. Mund të fokusohet në subjektet specifike të interesimit organizacional dhe, në një kontekst më të gjerë, mund të skanojë mjedisin e punës të organizatës dhe të përcaktojë misionet, kërcënimet dhe oportunitetet.