Bylykbashi: Vetëm Arta mbetet

0

Duke komentuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Jeff Sessions, Bylykbashi shkruan në Facebook se ‘Arta erdhi si 2 mujorshe, por po bëhet viti’.

Ja statusi i plotë i Bylykbashit:

Jeff Sessions, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-s që u caktua sipas Kushtetutës për të paktën 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetëm dy vitesh.‎

Ama, Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që u votua kundër Kushtetutës vetëm për 2 muaj, po mbush vitin në detyrën e saj të përkohshme, madje kërkon 200 veta shtesë në personel.

Nuk është çudi që ajo të rrije 4 vite.‎

Kjo reforma jonë në drejtësi duhet eksportuar sepse rezulton një “sukses” që të le pa frymë. Për shembull, do t’i kishte kursyer Amerikës një muaj debat për gjyqtarin e Gjykatës Supreme, sepse nuk do  kishin gjykatë fare.‎

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author