Kjo është përgjigjia e Metës për mos dekretimin e Lleshit

Politike

Kryeministri Rama ka zbardhur në Kuvend përgjigjen e Presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Sipas Ramës, nuk ka arsye në lidhje me këtë mos dekretim.

‘Kushtetuta i ka të përcaktuara kompetencat.

Edhe ai para tij, i i gjashti, i njohur si ‘artilerier’ , e firmosi dekretin për atë ministër me duart e lidhura nga Kushtetuta.

Pikërisht pse Kushtetuta nuk i njeh Presidenti as shprehimisht dhe as me nënkuptim, kompetencën për të refuzuar propozimet e Kryeministrit, Presidenti Ilir Meta ka hartuar një letër pa asnjë kompetencë kushtetuese apo ligjore.

Ja letra që Rama lexoi sot në Kuvend:

Kthim përgjigje për propozimin për emërimin e z. Sandër lleshaj për ministër të Brendshëm….

Ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës, nuk krijoi bindjen për kandidaturën dhe ndaj nuk i përgjigjet propozimit tuaj.’

Kjo është letra.

Pra, Presidenti nuk ka krijuar ‘bindjen e plotë’ për z. Lleshaj se e kanë njësoj në certifikatë ai Lleshaj, Presidenti Metaj’…

Por, unë nuk kam propozuar, por i kam dërguar emrin e ministrit’, u shpreh Rama në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit ku janë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?