Aktualitet

Fundoset në det një avion Boeing me 118 pasagjerë

Avioni i “Lion Air”, Boeing 737 me 118 pasagjerë në bord është përplasur dhe fundosur në det pas kohë pasi ishte nisur nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, njofton BBC.

Fluturimi JT 610 kishte një  fluturim të planifikuar drejt Pangkal Pinang, qytetit kryesor në ishujt Bangka Belitung.

Avioni e humbi kontaktin me kullën e kontrollit pak minuta pas nisjes dhe besohet se ka ëprfunduar tashmë në ujërat e detit. Është e paqartë nëse ka persona që kanë shpëtuar.

Avioni ishte një Boeign 737 MAX 8, një markë e re avioni.

“Avioni u rrëzua në ujë rreth 30-40 metra thellë”, tha zëdhënësi i Agjensisë së Kërkim Shpëtimit, Yusuf Latif për AFP. “Jemi ende në kërkim të mbetjeve të avionit”.

Sende që besohet se i përkasin pasagjerëve janë gjetur në ujë, si psh karta identitti dhe patenta makinash, tha agjensia e shpëtimi në Twitter.

Në një konferencë shtypi, zyrtarët thanë se në avion gjendeshin 178 të rritur, një fëmijë dhe dy foshnje, po ashtu edhe dy pilotët dhe 5 vetë nga ekuipazhi i kabinës. Megjithatë, ka të dhëna kontradiktore për numrin e njërëzve në bord.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?