Kryemadhi:Nëse zgjedhjet mbahen sot, Edi Rama humbet thellë

0

Monika Kryemadhi, në një intervistë për emisionin “Provokacia” të gazetarit Mustafa Nano në Abc News u shpreh se Edi Rama nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve për të qeverisur.

“Edi Rama, sot po të marrim vendimin dhe të shkojmë në zgjedhje, kur asnjënjeri nuk është i përgatitur, Edi Rama mundet. Edi Rama edhe në zgjedhjet e 25 qershorit nuk ka fituar. Ishin mekanizmat elektoralë që i dhanë fitoren Edi Ramës, sepse Edi Rama ka marrë vetëm 48% të votave të shqiptarëve”,- tha Kryemadhi.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga intervista e Monika Kryemadhit.

Kam përshtypjen që kjo është alibia juaj, por unë them që Edi Rama mundet. Është krijuar ideja që Edi Rama nuk mundet se ka paratë, ka kontrollin financiar, por mundet me vota.

Unë them mundet! Edi Rama, sot po të marrim vendimin dhe të shkojmë në zgjedhje, kur asnjënjeri nuk është i përgatitur, Edi Rama mundet. Edi Rama edhe në zgjedhjet e 25 qershorit nuk ka fituar. Ishin mekanizmat elektoralë që i dhanë fitoren Edi Ramës, sepse Edi Rama ka marrë vetëm 48% të votave të shqiptarëve.

Tani vijmë këtu te mekanizmat elektoralë, sepse po vijnë një palë zgjedhje apo jo?

Po normal.

Ju do futeni?

Po sigurisht që do futemi.

Gjithmonë kur vijnë zgjedhjet 1-2 muaj përpara nga opozita dalin objeksione, duam këtë, duam këtë, ndërkohë keni kohë që ti bëni që tani kërkesat.

Unë e di ku do të dalësh. Do të dalësh te Reforma Zgjedhore. Këtu ke të drejtë në momentin që nuk njihesh me çfarë ka ndodhur. Në 5 vjet Reforma Zgjedhore nuk u diskutua asnjëherë dhe nuk u mbyll asnjëherë për shkak se kryetar i komisionit ka qenë zoti Bashkim Fino, por për arsyet e tij shëndetësore, ne nuk e kemi vazhduar më problemin. Pasi u mblodh, ka gati një vit që ka funksionuar Reforma Zgjedhore dhe opozita ka qenë jo vetëm prezente, por ka qenë dhe goxha aktive në workshop-et dhe takimet që janë bërë me ekspertët e huaj dhe vazhdojnë të jenë akoma ekspertët e huaj. Është bërë një draft-axhendë që u miratua në bashkëpunim edhe me BE-në, edhe me OSBE-në, edhe opozita, edhe LSI-a, edhe PS-ja. Dhe kanë qenë shumë të qarta gjërat. U bë një axhendë e cila duhej zbatuar.

Hyjmë te votimi elektronik. U ra dakort që do bëhen votimi elektronik, projekti pilot në deri në tre bashki. Që në momentin që u vendos ky draft-axhendë, PS-ja nuk e mblodhi me Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pse nuk e mblodhi? Nuk e mblodhi, sepse donte që të digjeshin afatet për futjen e votimit elektronik.

Po për këtë pra duhet ta ngrini zërin.

E kemi ngritur ne, për këtë, por kush është problemi jonë. Problemi është se mediat nuk e japin, sepse mediave nuk iu duket e rëndësishme kjo çështje që ngre opozita, sepse mendojnë se ka kohë për zgjedhjet. Por Reforma Zgjedhore bëhet të paktën një vit para zgjedhjeve. E ke me Kushtetutë, që nëse ti do të ndryshosh Kodin Zgjedhor apo do të bësh reformë në procesin zgjedhor, të duhet të paktën një vit ta miratosh. Në dhjetor Presidenti dekreton ditën e zgjedhjeve.

Atëherë çfarë bën? Kur unë të kam zbatuar të gjitha kërkesat që më ke kërkuar, me ndërkombëtarët, me PS-në, me të gjithën si opozitë, ti si mazhorancë kishe për detyrë të bëje vetëm një projekt pilot. Nuk do të bësh Tiranën se është shumë, nuk do të bësh Durrësin se është shumë, atëhere bëj një bashki të vogël, fjala vjen Bashkinë e Maliqit bëje me votim elektronik. Unë jam kundra votimit elektronik, por po themi sot për ta administruar, sepse nuk i kemi kushtet dhe administratën, sepse që në momentin kur ti ke një raport nga OSBE që 20% e votave të janë blerë, kur ke përgjime të kontrolluar nga vetë Prokuroria e kapur nga Edi Rama që të nxjerrin flagrant implikimin e bandave kriminale në shitblerjen e votave, edhe sistemi elektronik ka një njeri mbrapa. Sistemi elektronik nuk është një gjë që e shmang shitblerjen e votave apo vjedhjen e votës. Sistemi elektronik menaxhohet nga njerëzit. Kush do të jetë personi që do të menaxhojë sistemin?

Po them që hapa të tilla në momentin që dy parti të tjera vendosin, sigurisht që ne do ti hyjmë procesit dhe do ta vazhdojmë, por problemi qëndron sa ne mund të ndalojmë shitblerjen e votës dhe sa ne e dekriminalizojmë procesin e votimit. Këto janë probleme shumë të mëdha, por ne sot themi që mund të flasim pafund për politikë dhe mund të bëjmë pafund politikë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author