Rrëzohet dekreti i Presidentit/ Rama vulos shembjen e Teatrit

0

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese rrëzoi paraditen e së enjtes dekretin e Presidentit Ilir Meta mbi ligjin për Teatrin Kombëtar.

Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare. “Qëndrimet janë të qarta. Jemi pro ndërtimit të një teatri të ri dhe modern”, tha Shalsi.

Relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë dekretin, pasi një gjë e tillë është bërë edhe më parë.

“Bazuar në rregullore bëmë gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet që i vlerësuam të nevojshme që u votuan,” tha Beqja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author