I vihet bombë shtëpisë së Xhorxh Soros
Policia e Nju Jorkut njoftoi se ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një bombë që u gjet në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros në New York, njofton BBC. Pakoja u zbulua në një kuti postare nga një punonjës i z. Soros, që njoftoi autoritetet para se ta çonte atë në një zonë me pemë aty afër. Incidenti ndodhi të hënën pasdite dhe po hetohet nga FBI.
Z. Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për mbështetjen që u jep kauzave liberale.
Miliarderi nuk ishte në shtëpinë e tij në qyttin Bedford në Ëestchester Couty në kohën e incidentit, thanë burimet.
“NJë punonjës i rezidencës hapi pakona dhe pa atë që dukej se ishte një pajisje shpërthyese”, tha një zyrtar i Policisë së Bedford për Neë York Times.
Policia u njoftua në orën 15:45 me orën lokale ose 20:45 GMT. Teksikët e skuadrave të bombave më vonë e shkatërruan atë.