AktualitetPolitike

Basha në Prokurori/ Ja emrat e dy deputetëve të tjerë socialistë në aferën ‘Toyota Yaris’. VIDEO

Lulzim Basha ka nxjerrë emrat e dy deputetëve të tjerë socialistë si të përfshirë në aferën e 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, konkretisht, të Ulsi Manjës dhe të Jurgis Çyrbes.

Deklarata e Bashës ka ardhur pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ku ai  është paraqitur prej padisë së ngritur ndaj tij nga deputeti socialist Taulant Balla, të cilin e ka akuzuar si “garantin” e atyre parave që po pastroheshin.

Basha tha: “Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshëm të parave të pista të krimit, janë të vërteta.

Sot dua t’ju them se në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS-së, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Kam ardhur me shumë dëshirë sot në Prokurori për t’u dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i Prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qendron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po heton, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka prova dhe fakte të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës,  të Saimir Tahirit, të Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Por prokuroria po i trajton lidhjet e qeveritarëve me krimin si sekret shtetëror, lidhjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit si sekret shtetëror. Sikur prokuroria të funksiononte, Balla, Tahiri, Dako, Sejdini do të ishin në arrest, ndërsa Xhafaj jashtë politikës. Por unë nuk jam i paduruar, drejtësia nuk do të vonojë.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?