Saimir Tahiri edhe tre muaj të tjerë nën hetim

Siç raportojnë mediat, mësohet se prokuroria nuk e ka dërguar dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Burimet thonë se Prokuroria ka vendosur të zgjasë me tre muaj të tjerë hetimet ndaj Saimir Tahirit, për të plotësuar dosjen ndaj tij.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet si pjesë e grupit ‘Habilaj’, kushërinj të tij, të cilët akuzohen për trafik droge.

Edhe Tahiri akuzohet për këtë akuzë dhe akuzën tjetër atë të ‘korrupsionit të zyrtarëve të lartë’.

Hetimet ndaj tij kanë nisur 1 vit më parë, ndërsa Edi Rama e mbrojti deri në fund duke mos i hequr mandatin.

Më pas ishte Tahiri që u tërhoq nga mandati, duke u hetuar në gjendje të lirë.

Deri më tani, kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka larguar dy prej prokurorëve kryesorë të dosjes, Besim Hajdarmataj dhe Elisabeta Imeraj.