Basha/ Të gjitha këto prova po shkatërrohen nga Arta Marku dhe Donika Prela

Lulzim Basha deklaroi në takimin me gazetarët se me Arta Markun, Prokuroria është vënë direkt në shërbim të krimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shpartalluar me emërimin aty të Donika Prelës, është kthyer në një celulë kriminale që mbron kriminelët që nga Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Ervis Çyrbja…”

“Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka hetime të nisura e të pabitisura, – tha Basha, –  për Dakon, Gjiknurin, Manjën, Ballën, telefonata e mesazhe me grupet kriminale dhe Ramës me kriminelët më famëkeqë.

Të gjitha këto prova po shkatërrohen nga Arta Marku dhe Donika Prela dhe grupi i prokurorëve të kapur. Përgatitja e situatës nisi me shpartallimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.”