E fundit/ Berisha: Në orën 14:00, dokumente përvëluese për Taulant Ballën

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se në orën 14:00 do të publikojë dokumente përvëluese ndaj Taulant Ballës.

Një ditë më parë ish-kryeministri publikoi një foto të Taulant Ballës me Maksi Beçajn, person i arrestuar për trafik kokaine.

Balla reagoi duke thënë se gjithçka ishte montazh.

Por sot ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se do të publikojë dokumente të tjera.

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit, Berisha:

Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb

Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça esht montim ne rast se nuk kerkon ndjes publike gjere ne ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese!