Barcelona harron të fitojë më në La Liga

Barcelona ka harruar se si fitohet në La Liga. Skuadra katalanase nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Valencvias.

Në “Mestalla” ndeshja nisi furishëm për vendasit që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë me Garay që shokoi që në start vendasit. Reagimi i klubit blaugrana erdhi në minutën e 23-të, teksa Lionel Messi shënoi një gol shumë të bukur me një goditje fantastike në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë Barcelona kërkoi golin, por e kishte të vështirë për të depërtuar në mbrojtjen e Valencias. Barcelona në këtë mënyrë ka katër ndeshje që nuk fiton në La Liga. Ekipi i Valverdes mban vendin e dytë me Atleticon, me një pikë më pas Sevilla-s. /Koha Jone/