Edhe Ronaldo i përfshirë në përdhunim

Vazhdon të marrë përmasa të tjera skandali i Kristiano Ronaldos. Duket se portugezi do të jetë vërtetë në telashe pasi akuzohet se ka përdhunuar një 34-vjeçare.

Sipas pretendimeve, vajza ka marrë një shumë prej 375 mijë dollarësh për të mbyllur gojën. Fillimisht ajo ka ngritur një padi, por më pas e ka tërhequr pas pagesës nga portugezi. Gjithçka pretendohet se ka ndodhur në Las Vegas. “Mu hodh nga pas. Kurrë nuk jam friksuar sa në atë moment. Kishte disa rruaza të bardha rreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që ai të ndalej”, ishte dëshmia e vajzës.

Kjo e fundit madje pretendon se ka edhe prova, pasi ekziston një foto me të përpara se ata të shkonin në dhomën e hotelit.