Nga Artur Roshi/ Basha midis Projekt-Idesë dhe Platformës Anti-Oligark
Projekt-Platforma, anti-Oligark që Opozita hodhi para pak ditësh ka krijuar impaktin e vet tek njerëzit,ka tërhequr vëmëndjen e tyre dhe është mirëpritur. Që kjo projekt-platformë të kthehet në një pjesë e konsiderueshme e besimit të qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisjes së Opozitës nesër duhet të bëhet organikisht e tyre. Që të jemi të saktë,sot kemi në fakt një draft të një projekt ideje apo fabulën juridike të Opozitës si linjë zyrtare dhe që e mbrojnë pak veta brënda dhe rreth saj. Që të mos dështojë dhe të marri trajtën e vërtetë të një platforme që në qeverisje kthehet në reformë duhet përmasuar si një model i tregut të lirë në hapsirën shoqërore. Unë besoj tek një diskutim i gjatë në publik deri në zgjedhjet e përgjithshme , në mënyrë të detajuar për çdo hallkë të saj në mënyrë që Opozita të integrojë brënda platformës , logjikën shteruese të opinionit të vërtetë të shqiptarëve, ku çdo qytetar të mos ketë pyetje në mëndjen e tij që nuk i jep përgjigjen për këtë çështje. Opozita është e detyruar të udhëheqë diskutimin politik me kundërshtarët politikë të kësaj projek-ideje,për të treguar qëllimin dhe efektet pozitive të saj në funksion të lirisë së tregut larg retorikave që zvendësojnë elokuencën.
Mbas konsumit të diskutimit politik,Opozita duhet të shtyjë dhe inicjojë diskutime të grupeve të interesit si biznese të vogla,biznese të mesëm, biznese të mëdha, qytetarë të ndryshëm që kuptojnë rëndësinë e garës së ndershme dhe shancet e barabarta për çdo individ që mund të tentojë të bëjë biznes. Pjesë e diskutimit të jenë edhe ata që konsiderohen oligarkë mbasi Opozita duhet të tregojë qartë kriteret që i ka kategorizuar si të tillë. Në fund Opozita mbledh opinionin substancial të diskutimit tërësor publik dhe e kthen në një shtyllë kryesore të platformës elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme,e cila ndiqet nga zbatimi i saj i pashmangshëm kur vjen në pushtet.
Vetëm në këtë mënyrë projekt-ideja e Opozitës anti-oligark, nga sa duket çështje e pushtetit të opozitës kthehet në platformë serioze e kuptueshme,me kontestime të papêrfillshme dhe më e rëndësishmja në një çështje të çdo shqiptari,ku mbrojtjen dhe suksesin e saj e garanton çdo kush që jeton në këtë vënd. Besoj se trasnsparenca e diskutimit do krijojë një raport që do të detyrojë Bashën të mbajë fjalën për ta realizuar dhe nga ana tjetër do të rrisë besimin e njerëzve tek Opozita. Në qëllimin e kësaj projekt-ideje gjykoj se prevalon : gjykimi i matur se shkaku është qeveria ndërsa pasoja është biznesi, ligji i nesërm do veprojë që nga momenti që Opozita anonçon formën përfundimtare të paltformës anti-oligark për të respektuar të drejtën e informimit për vendosjen (forcimin) e rregullave të reja në favor të tregut të lirë, çlirimi i tregut nga një treg i centralizuar rreth pushtetit në një treg të decenralizuar nga ligjshmëria e forcës të lirisë së tregut, zhvillimi i qëndrueshëm i një ekonomie rentabël për vendin,garantimi i garës së ndershme sipas zotësisë së lindur dhe të edukuar të individit, garantimi i një të ardhmeje disa herë më të mirë nga kjo që kemi sot për ne dhe fëmijët tanë, çlirimi mental i çdo biznesmeni se e ardhmja është më e rëndësishme se një fitim momental i tyre jashtë rregullave të tregut dhe brënda kurthit të qeverisë duke ofruar një fitim të pavlerë, fitimi brenda dhe rreth rregullave të tregut është dinjiteti që çdo biznesmen meriton, të pengojë deformimin e fitimit të biznesit në kontekstin e amoralitetit që sjellin qeveritë, të rrisi krenarinë e biznesmenëve si njerëz që sjellin produkt në shoqëri nëpërmjet rregullave transparente të lirisë së garës në treg.
Në se nuk kemi kurajon të vendosim rregulla të tilla,jemi duke ngritur një model të tregut rus. A mund të ketë konçesione pa riskun e tregut ? A ka biznes që llogarit vetëm suksesin (fitimin) dhe jo humbjen ? Edhe telebingo që nuk është garë është fat dhe nuk dihet as fituesi dhe as masa e fitimit. Tek këto që ende nuk kemi një emër tjetër dhe i quajmë konçesione dihet edhe fituesi, dihet edhe sasia e fitimit. Jemi në termat e socializmit të deformuar nga trysnia e kohës që jetojmë. Platforma Anti-Oligark e Opozitës mund të bëhet një ortek që zhvleftëson paratë e drogës në favor të qeverisë në zgjedhjet e përgjithshme, por jo jashtë kushteve të lirisë së votës,jo me këtë kod zgjedhor që stimulon vjedhjen e votës.