Kazanët e “Lasgushit” në aksion. Intervista me kurriz e “kazanit” të Bolinos.

Ngjarjet kanë lëvizur me shpejtësi mbrëmjen e sotme pasi një ocifer policie i larguar tashmë nga vendi, denoncoi se i është vendosur pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen në ngarkim të djalit të deputetit të Krujës, Rrahman Rraja. Kujtojmë se oficeri i policisë, Emiljano Nuhu tha se “deputeti Taulant Balla, kryebashkiaku Artur Bushi, deputeti Rrahman Rraja (babai i të akuzuarit) dhe vëllai i deputetit i kanë shkuar në zyrë, në postën e policisë së Fush-Krujës dhe i kanë kërkuar të mos arrestojnë të dyshuarin për përdhunim Rexhep Rraja. “Vëllai i deputetit më ka vendosur pistoletën në kokë”, deklaroi oficeri Emiljano Nuhu.

Këto fakte janë mohuar nga Taulant Balla, i cili tha se kishte vite pa shkuar në Krujë aq më pak i armatosur. Po kështu edhe policia e shtetit, mohoi ngjarjen, duke thënë se “Emiljano Nuhu që ka braktisur punën nuk ka qenë oficeri që ndiqte dosjen “372”.

Po sonte është shfaqur në “Report TV” vajza që ka qenë e lidhur me Rexhep Rrajën, për të cilën oficeri tha se është përdhunuar dhe i janë djegur cigaret në trup. Ajo vetë e ka mohuar këtë ngjarje, duke thënë se me Rexhepin (djalin e deputetit) ka qenë e lidhur dhe për shkak të mosmarrëveshjeve e ka denoncuar në korrik, por më pas e ka tërhequr denoncimin. Ajo u përpoq të tregonte se kjo çështje po përdoret politikisht dhe se nuk e ka parë Taulant Ballën në policinë e Fushë-Krujës.

Intervista e vajzës që u shfaq me kurriz në Report TV, Xhisiela Maloku.

Sa vite keni qenë të lidhur me njëri-tjetrin?

Kemi qenë të lidhur, të dashur për një periudhë të gjatë, më pas i shkëputëm marrëdhëniet për arsye personale.

Më datën 21 korrik 2018, ju keni shkuar në polici dhe keni bërë një denoncim, me çfarë lidhej ky denoncim?

Kisha një konflikt me Rexhepin, shkova në komisariatin nr 3 në Tiranë ku bëra edhe kallëzimin

Kush e mori kallëzimin?

Kallëzimin e mori një oficer Elton Kolldashi.

Çfarë ndodhi më pas?

Më pas nxorrën urdhër-arresti dhe u morën të gjitha masat për djalin dhe më pas në orën 7 pasdite shkova të tërhiqja kallëzimin tek komisariati në Fushë-Krujë.

Në Fushë-Krujë kush ishte oficeri të cilit i thatë se donit të tërhiqnit denoncimin?

Ishte Gentian Çitozi, oficeri i policisë në Fushë-Krujë

Cila ishte biseda që ju patët me të?

I tregova ngjarjen dhe i thashë që dua të tërheq kallëzimin dhe ai mori deklaratën time.

E keni parë një kopje të deklaratës?

Po, dhe të nesërmen e kërkova për ta pare. Shkova në SHKB, për të tërhequr kallëzimin. Unë u sqarova me personin në fjalë, dhe donim ta mbyllnim të dy këtë gjë.

Ku shkuat më pas?

Shkova në SHKB në Durrës. U tërhoqa, pasi isha e ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ngjarjet që kishin ndodhur. Pashë mesazhet tek Berisha, kishte dalë në media.

Doja ta mbyllja.

A ju ka kërcënuar njeri për të tërhequr kallëzimin?

Jo.

Kur ju ishit në Komisariatin e Fushë-Krujës, Rexhepi ishte i ndaluar në këtë komisariat?

Po, kur unë kam shkuar aty ai ndodhej në zyrën e Gentian Çitozit.

Patët ndonjë komunikim?

Po, pata. Biseduam normalisht.

Kur jeni takuar me oficerin Emiljano Nuhu?

Një javë më pas pasi u paraqita në komisariatin e Fushë-Krujës, rreth dates 27 korrik.

Keni patur kontakt më herët me oficerin Emiljano Nuhu?

Jo, se kam parë asnjëherë më parë.

Jeni në dijeni të letrës që ka dërguar Emiljano Nuhu për drejtorin e policisë Ardi Veliu, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores Arta Marku?

Po, nëse është deklarata e tij, po e di, prandaj jam këtu. Mund të them që deklarata e tij është 90% gënjeshtër.

Le t’i marrim një e nga një pretendimet e tij. Ai thotë se ka hetuar për veprën penale të përndjekjes. A keni qenë ju e përndjekur nga Rexhep Rrahja?

Jo, nuk është e vërtetë.

Oficeri thotë se nuk e ka marrë njeri kallëzimin tuaj?

Jo, nuk është e vërtetë. Tek komisariati 3 dhe 6 kanë qenë në gatishmëri.

Në momentin kur ju keni qenë në komisariatin e Fushë-Krujës, kush tjetër, përveç ju të dyve ka qenë në komisariat?

Kanë qenë disa kushërinj të tij, por Taulant Balla dhe Rrahmanin nuk i kam pare fare.

Oficeri Nuhu thotë se deputeti Rrahman Rrahja iu ka thënë policëve: Largohuni se kemi pak punë.?

Jo, nuk është e vërtetë.

 

Çfarë tha për këtë ngjarje, oficeri i policisë Emiljano Nuhu:

Jam transferuar në Berat nga Ardi Veliu, për të ndërprerë hetimin e dosjes numër “372” ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.

Kallëzimi është bërë në datën 21 korrik të vitit 2018 në komisariatin numër 3 nga shtetësja Xhensila Maloku nga Nikla e Fushë Krujës. Ajo ka shkuar në komisariatin 3 për të denoncuar shtetasin Rexhep Rraja.

Ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka parë këtë shtetase duke kaluar tek Ura e Gjolës, në Nikël e ka ndaluar dhe e ka marrë me forcë tek makina e tij. Duke e goditur me grushte duke e kërcënuar me armë zjarri e ka çuar tek Hotel Boçi aty pranë e ka goditur përsëri, e ka djegur me cigare në pjesë të ndryshme të trupit e ka goditur në kokë me qytën e pistoletës dhe këto janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.

Këto vërtetojnë të gjitha thëniet e kallëzimet e Malokut. Në hotel ky shtetas e ka mbushur pistoletën dhe ia kë vënë ne pjesë të ndryshme dhe i ka thënë, do të vras nëse nuk bën marrëdhënie seksuale. Nga dhuna asaj i ka rënë të fikët dhe përdhimi nuk është kryer.

Ai e ka kryer këtë gjë në periudhë 1 vjeçare disa herë. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate po nuk është marrë kallëzimi nga ndikimi i Rrahman Rrajës dhe miqve të tij, Taulant Ballës dhe kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Ata kanë bërë të mundur që kjo shtetase ka shkuar për të bërë kallëzim në komisariatin numër 6. Në këtë çast ata kanë marrë informacione për kë bëhej fjalë dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun. Janë njoftuar deputetin bashkë me djalin e tij Rexhepin. Këto shpjegime i ka dhënë e dëmtuara. Ata e kanë kërcënuar shtetasen Xhensila Maloku duke i thënë që nëse kallëzon do të vrasim.

Kërcënimi në mjediset e policisë në muajin dhjetor, në mjedist e policisë ata e kanë kërcënuar se do e vrisnin. Pas kësaj ajo është bindur dhe nuk ka dhënë kallëzim. Vajti te komisarisati 3 për të kallëzuar ngjarjen e korrikut.

Në prani të policisë, Rexhepi dhe babai i tij e kanë marrë vajzën dhe e kanë futur në makinën e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi e ka kërcënuar duke i thënë se nëse kallëzon do të vras. E gjendur në ato kushte ajo nuk ka dhënë kallëzim.

Deputeti Rraja me njohjet e veta ka rregulluar marrëdhëniet me oficerin e policisë gjyqësore që të mos vijonte me veprimet por të merrnin një vertetim te oficeri i policisë gjyqësore që problemi që patëm e sqaruam dhe nuk kemi asnjë problem.
Shtetësja Xhensila Maloku ka shkuar te komisariati 6 në Tiranë, bëhej fjalë për djalin e deputetit Rrahman Rraja. E kanë lënë në pritje Xhensila Malokun kanë njoftuar deputetin dhe djalin e tij Rexhep Rraja dhe deputeti ka ardhur. Këto shpjegime i ka dhënë e dëmtuara. E kanë nxjerrë shtetasen jashtë duke i thënë se ne do të vrasim nëse ti bën kallëzim.
Ka ndodhur në nëntor 2017. Në mjediset e policisë kanë qenë këta persona. Në momentin që këta shtetas e kanë kërcënuar, kjo shtetase nuk kanë dhënë kallëzim.

Ka shkuar në komisariatin 3 dhe aty janë njoftuar Rexhep Rraja dhe babai i tij, deputeti Rrahman Rraja, e kanë marrë Xhensilën, e kanë nxjerrë jashtë, e kanë futur në makinë, dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi i ka thënë, nuk do japësh kallëzim se do të vras, i ka nxjerrë një pistoletë “TT” dhe deputeti Rraman Rraja si deputet i PS ka rregulluar marrëdhëniet me oficerë të policisë gjyqësore.

Në datën 21 është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar në komisariat 3, pasi ka deklaruar se nuk kishte besim të shkonte në Fushë-Krujë (aty shkoi e gjakosur dhe nyuk ia morën) aty ia morën dhe për moskompetencë ia kanë nisur me email komisariatit Krujë.

Data 21 ka qenë e shtunë. Unë kam qenë oficer. Në këtë formë ka ardhur kallëzimi. Unë jam njoftuar nga salla operative. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja për t’u paraqitur për të vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas është paraqitur.

Unë kam njoftuar prokurorin e gatshëm të Krujës. Ka qenë Mirela Kapa. Më ka thënë pyete djalin e deputetit Rexhep Rraja dhe më njofto mua, mos bëj asnjë veprim pa mua. Unë kam bërë veprimet për mbajtje arme pa leje. E mora në hetim për ndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunë, marrëdhënie seksuale me dhunë me përdorimin e armës.

Ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. E vura në dijeni prokuroren.

Më tha nëse nuk do të japë shpjegime nuk ka problem, bëj të ditur personit që do arrestohet dhe njofto avokatin. Ishte në kushtet e flagrancës, nuk ka nevojë për urdhër arresti apo ndalimi.

I komunikova se do arrestohesh për këto vepra penale. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, Rrahman Rraja. Për 30 min erdhi te zyra ime. Rrahmani i shoqëruar nga kryebashkiaku Artur Bushi, i shoqëruar nga Taulant Balla.

Kliko-Intervista e plotë e oficerit të policisë me video