Çollaku/ Kur qeverisin Tutkunët…

Liberalizimi i vizave me SHBA eshte i mundshem.

Padija ose paaftesia nuk eshte argument.

Demenca diplomatike e rilindjes dhe propaganda bajate nga media firmato sot kapi nje rekord te ri.
Mjerim i madh qe edhe pas 6 viteve ne qeverisje nuk kane kuptuar e as zbuluar se liberalizimi i vizave me SHBA (visa waiver program) eshte nje mundesi reale.
Ka nje sere vendesh europiane qe e perfitojne,dhe te tjera qe jane ne plotesim te kushteve per ta perfituar.

Gjate viteve 2010-2013,Shqiperia u perfshi ne kete proces,dhe filluan punen per realizimin e kushteve per te bere te mundur liberalizimin e vizave me SHBA.
Pas 2013 me ardhjen e Rilindasve ne zyrat e shtetit projekti u braktis.
Ende nuk i kuptoj aresyet.
Mund te jene naive,mbase per inat se procesin e nisi qeveria e Sali Berishes.
Mundet te jete braktisur,cka besoj me shume,per deshtim ne plotesimin e kushteve.
Nje nder kushtet e procesit ishte dhe mbetetet niveli i kriminalitetit ne vend dhe kontrolli i kufijve. Nuk do shume mend te kuptosh se te keto kritere qeverisja rilindase mbetet ne menyre te qendrueshme ne klase.
Me ministra te hetuar per trafik nderkombetar droge,me shnderrimin e vendit ne dispeceri te drogave afgane per Evrope nuk ka program per viza me SHBA qe te merr persisper.
Mbase e kane braktisur se jane te paafte,seriozisht te paafte.

Une sot dua tu them tutkuneve te Rilindjes ,se programi i liberalizimit te vizave me SHBA eshte plotesisht i mundur.
Nese me 2013 nuk do te kishte ardhur nje bande trafikantesh ne qeverisjen e vendit sot shqiptaret do ta kishin me siguri fituar kete te drejte.
Programi eshte real,aplikimi eshte i mundshem dhe kushtet me angazhim serioz mund te realizohen dhe te permbushen kriteret e kerkuara.

Mjerimi eshte se neper zyra qendrojne Tutkunet…,dhe ne keto kushte gjeja me e mire qe mund te ndodhe sot eshte perzenia e tyre nga zyrat e shtetit