Rama/ Ja sa para do merren për çdo fëmijë të lindur

Kryeministri Edi Rama, të mërkurën, ka prezantuar një nismë të re të Mirëqenies Sociale për vitin 2019-të.

Rama deklaroi se për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria do t’i japë një çek, disafish më të lartë nga ai që merrej deri më tani.

Për të gjithë ata prindër që kanë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë 1 200.000.

Nisma e re u prezantua së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale.

Kryeministri Rama e konsideroi këtë nismë të rëndësishme dhe të konsiderueshme në rrugën e reformave.

Regjistrimi elektronik

Çdo bebe që lind në maternitetet e republikës së shqipërisë do të regjistrohet aty dhe nuk do të shkojë në gjëndje civile dhe do të marrë menjëherë cekun për mirëseardhjen. Kjo është një ndihmë e drejtëpërdrejtë për familjet që sot kanë vështirësitë e tyre dhe me lindjen e fëmijëve duhet të jenë të përkrahur. Është një masë që në kalkulimet tona do të nxisë natalitetin për të gjithë pa dallim.

/Opinion.al