“Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve?

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, të mërkurën, e cilësoi artificial propozimin e PS për t’a dërguar nismën e opozitës për marrje opinion në Komisionin e Venecias.

“Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve. Pse keni frikë nga barazia e ligjit  edhe për deputetët”- ishin disa nga pyetjet e Alibeajt për kolegët socialistë.

Nënkryetari i komisionit të ligjeve argumentoi se të gjitha pikat e rregullores për nismën janë përmbushur.

Përmbajtja është e njohur, publiku e njeh problemin, sepse po e vuajnë ëdo ditë kriminalizimine politikës, standartin e nismës e ka përcaktuar Venecia, kur ka folur për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Venecia e ka shqyrtuar 3 këtë nismë me vetingun e gjyatrëve dhe porkurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj sië bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit”- shpreh Alibeaj.

Duke nxjerrë në pah se nisma eshtë identike me atë që ka pranuar Venezia për drejtësinë, Alibeaj tha se nevoja për miratimin e nismës është emergjëncë kombëtare dhe duhet miratuar brenda pak ditësh.