Luka Modriç fiton çmimin “The Best”/ Përlotet Zvonimir Boban. VIDEO
Pas një sezoni fantastik me Real Madridin dhe ekipin e Kroacisë, 33-vjeçari ka marrë vota të mjaftueshme nga kapitenët e ekipeve kombëtare për të fituar çmimin “The Best”.
Pas tërheqjes së këtij çmimi, Modric nuk ka lënë pa përmendur edhe idhullin e tij, Zvonimir Boban.
“Unë dua të përmend idhullin tim, komandantin e Kroacisë të vitit 1998, frymëzimin tim të madh, Boban, i cili ka frymëzuar gjithë Kroacinë”, ka deklaruar Modric.
Kur Modric po thoshte këto fjalë, në ekran u shfaq Boban, që nuk mund të përmbante lotët nga emocionet.
© SYRI.net
Total 0 Votes
0
0