Plas tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kryeprokurorja kërkon mbrojtje me truproja

Situatë e nderë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Një ditë më parë, ka pasur një situatë të paprecedentë në këtë institucion.

Prezenca e drejtorit të Policisë së Shtetit, i cili vizitoi në mënyrë të beftë ambientet e prokurorisë së Krimeve të Rënda jashtë orarit zyrtar, ka sjellë shumë dyshime.

Në rrugë jo zyrtare, TCH ka mësuar se një nga prokuroret e transferuara në Pukë është konfliktuar me kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila ka thirrur më pas policinë.

Ende nuk ka një version zyrtar, por mësohet se do të ketë referime në prokurori për goditje për shkak të detyrës.

Jo zyrtarisht, mësohet se Donika Prela ka kërkuar truproja dhe aktualisht në zyrën e saj gjenden dy truproja.

Në orët në vijim pritet të ketë një deklaratë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë situatë të paprecedentë në të cilën është futur ky institucion.

© SYRI.net