VIDEO. Pas thirrjes së Bashës, mediat kthehen drejt Vlorës

Opozita e bashkuar zhvillon mbledhje në qytetin e Vlorës, teksa po flet kryetari i PD, Lulzim Basha. Njëkohësisht zhvillohet seanca plenare vetem me mazhorancën ku po flet kryeprokurorja Arta marku për raportin e prokurorisë së vitit 2017.

Televizionet informative, News 24, Ora News, AbcNews, etj, transmetuan live fjalën e kryeprokurores, duke lënë në terr aktivitetin e opozitës.

Marrë shkas nga kjo situatë, Lulzim Basha u ka bërë thirrje pronarëve të mediave të transmetojnë live fjalën e tij dhe menjëherë Tv kanë reaguar duke rikthyer live kreun e PD në ekranet e tyre.