Nga Sokrat Turtulli/ Partia Demokratike, kjo parti pa media.

PD ka pas gjithmone probleme me median. Kurre Partia Demokratike nuk krijoj nje media te saj te vendosur per ta pas gjithmone mbeshtetje edhe kur eshte ne opozite. Te vetmen media vizive qe ishte e djathte BIO ” ShijakTV” e shkaterruan me gjoba ata te cilet sot i bejne opozite opozites.
 
PD gjithmone energjite dhe buxhetin e saj e ka derdhur vetem ndaj nje medie qe e braktis qe diten e dyte te saj te renies nga pushteti dhe pastaj mbetet ne meshiren tone qe ti bejme mbrojtje nga fcb.
 
-PD nuk di te mbaj dhe te kete media te sajen. Kurre nuk i ka shtuar dhe sponsorizuar MEDIAT VIZIVE DHE TE SHKRUAR te cilat te mbeshtesin politkat e saj.
 
-PD, kurre nuk ka mbeshtetur portale dhe drejtues portalesh qe mbushin hapesirat e tyre me aktivitetin e saj dhe ne mbeshtetje te lidershipit te saj, duke e bere kete falas.
 
-PD eshte ngurtesuar dhe tkurrur ne boshesine e saj mediatike duke ruajtur me fanatizem xhepat e te pasurve te saj qe nje zot e di se per ku dhe kur i duhen nese nuk i duhen tani ne opozite.
 
-PD, nuk ka nje strukture te detajuar dhe nje drejtues i cili te merret me median ne teresi. Nese futesh ne facebook, te shqyejne syte portalet e majta dhe enveriste te sponsorizuar nga te gjitha anet.
 
-Nese kerkon mbeshtetje ne PD per ta mbeshtetur, direkt ngrejne supet. NCUK KEMI.
 
JO, KENI, POR NUK DONI…
 
PD dhe drejtuesit e saj, (perfshi dhe deputetet) kane frike po t’ua marresh shkrimin dhe publikosh, pasi ndihen te kercenuar nga media te tjera duke aluduar se eskluzivitetin e shkrimeve te tyre e kane vetem ata. Ta botojne ata njehere te paret, pastaj ne te dytet.
PIKA QE NUK JU BIE O FRIKACAKE TE TREDHUR.
 
PD, akoma nuk e ka kuptuar se media luan rolin kyç ne kete popull te tredhur dhe akoma nuk i plas syte se ç’bejne pamfletet dhe gjithe portalet pamfletore, perfshi dhe portalet e ish keshilltarve te ministrave te saj qe sot jane shnderruar ne “DITA” 24-oresh me sulm ndaj PD.
 
PD, akoma nuk e ka kuptuar se sot fushatat zgjedhore behen nga fcb dhe portalet(gazetat si shohin me sy).
 
-PD akoma nuk e ka kuptuar se i gjithe populli yne gjendet 24 ne 24 ore ne rrjetet sociale.
 
PD, akoma nuk e ka kuptuar se ky popull pa media VDES, dhe fakt per kete ishte dyndja per DEKODERA.
 
Derisa PD ta kuptoje kete, mua nuk me mbetet gje tjeter vecse “te qesh”…”te qesh”…
P.s. Në PD te gjithe e dine kete fakt. Te gjithe e dine dhe biles ua njohin dhe pronaret ketyre portaleve. Ja, kete portal e mbeshtet ai, ate tjetren ai tjetri, kete tjetrin ajo tjetra. Apapapapa si jane, apapappapapa. Lek te papare derdhin per ti sponsorizuar. Po sa shume i ndjekin mër jahu dhe nuk harrojne ne fund te shtojne se : jane pare droge, trafiqesh, ndertimesh, kullash, rrugesh.
-Ah, nuk harrojne te shtojne edhe : JU LUMTE SE JANE TE ZOTET.