Nga Kreshnik Çollaku/ Mbajeni larg Gjimnazin Shaban Collaku ,Klosin dhe femijët e tyre nga betejat politike zonja ministre

E nderuara zonja Ministre e Arsimit.

Sot nje dite pas hapjes se vitit shkollor nje lajm trondites vjen nga Klosi/Mati.
Gjimnazi Shaban Collaku eshte mbyllur.
Godina rrezikon te shembet. 
Mbi 460 nxenes kane mbetur pa mesim.
E njoh gjendjen e shkolles.
Prej me shume se dy vite Bashkia Klos kerkon deshperimisht fonde per restaurimin e tij.
Prej dy vitesh Ministria juaj refuzon te jape fondet. Fondet shperdorohen gjetke. Shkolla degradon.
Prej kohesh banoret e zones me kane shfaqur shqetesimin dhe dyshimin se mbase shkaku i bllokimit te fondeve e “ndeshkimit” te shkolles e te zones,jam une.
Une jam i biri i Shaban Collakut. Une jam njeri i Opozites. Zona ne tradite voton Opoziten.
Kam refuzuar ta besoj kete variant,pasi sado te na ndaje politika nuk besoja se mInistrja e arsimit do ti dorezohej ne kete ekstrem primitivizmit mediokritetit dhe urrejtjes politike.

Zonja Lindita Nikolla, sot po ju kerkoj publikisht e pertej dallimeve tona politike ,te mos ndeshkoni shkollen dhe nxenesit qe mesojne ne te.

Une nuk kam asnje merite pse ajo shkolle mban emrin e Shaban Collakut. Une nuk kam asnje merite per cfare Shaban Collaku ka qene.
Une skam asnje merite pse ishte nje nder historianet e filologet me te spikatur brenda dhe jashte vendit,une nuk kam asnje merite pse njihte e perdorte 7 gjuhe te huaja,une skam asnje merite pse Shaban Collaku sot citohet ne cdo konference nderkombetare per albanologjine,une skam asnje merite pse sot nder intelektualet me te shquar ne vend kane qene studente te tij.
Une po ashtu skam asnje merite pse ai qe aq i lidhur me zonen e pse ndihmonte cdo banor te tij e sidomos te rinjte qe donin shkollim,une skam merite pse sot cdo banor i zones i ri e i vjeter i majte e i djathte e nderon dhe krenohet me emrin e tij.
Une nuk kam asnje merite per kete zonja ministre…madje une perpiqrm cdo dite ti ngjaj,e sinqerisht nuk jam aq optimist se do te arrij ti ngjaj.

Ndeshkimi i shkolles,nxenesve dhe zones per keto motive eshte primitivizem eshte mjerim,dhe mua me le pa fjale dhe plot perbuzje per kete mentalitet.

Ju sot keni vetem nje mundesi te kundershtoni kete pretendim te banoreve dhe dyshim timin zonja Ministre,nxirrni me emergjence fondin per restaurimin e shkolles dhe mundesoni nxenesit e Klosit ti kthehen mesimit.

Mbajeni larg Gjimnazin Shaban Collaku ,Klosin dhe femijet e tyre nga betejat politike zonja ministre…jetojme ne 2018 dhe cdo kush meriton te qeveriset ne menyre me te qyteteruar.

No Comments on "Nga Kreshnik Çollaku/ Mbajeni larg Gjimnazin Shaban Collaku ,Klosin dhe femijët e tyre nga betejat politike zonja ministre"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *