Dritan Kaba/ Arsyeja.

Pyetën Ramën: Ore nga të erdhi ideja e heqjes së celularëve, punonjësve të administratës? Menjëherë Kryeministri që ka arsye për çdo gjë dhe ka dhunti të “jashtëzakonshme” për çdo punë, që nga stilist, piktor, dizenjator, inspektor, llafelog, lëpirës, puthador, karagjoz, ekonomist, artist, agronom, shofer, gazetar, shkrimtar, por vetëm një punë nuk di ta bëjë dhe nuk e ka idenë se çdo të thotë është vetëm ajo e kryeministrit, u përgjigj: Për çfarë i duhen, të lexojnë lajmet? Ato t’i shohin në darkë tek ERTV dhe tek televizionet e mia, nuk kanë pse ta humbin kohën kot.

Mirë, e pyeti bashkëbiseduesi, po ka nga ata qe komunikojnë me njerëzit, e kanë mjet pune! Aspak, u përgjigj Lideri Global, njerëzit të komunikojnë me portalin tim, vetëm une zgjidh halle dhe i nxjerr në televizion si karagjozë dhe bufona më pas. Ka më mirë. Mirë që u zgjidh “hallin” po i bëj edhe figura publike. Po mos i duhet të shkreteve për të pyetur për ndonjë ligj apo ndonjë këshillë tek ndonjë që e di më mirë, i arsyetoi miku i tij. Jo, tha Padishahu, e për çfarë duhen ligjet, ligji jam unë. Realisht drejt kësaj po shkojmë!

Rasti i ligjit Fusha dhe PPP e Çetit dhe Vilmës nuk lënë asnjë arsye për të dyshuar. Arrestimet e lirimet e kokave të krimit na bëjnë edhe më të vetëdijshëm. Është koha për ta ndalur, ndryshe … Përfundimin po e lë në dorë të kujtdo ta mendojë. Edhe këtu nuk ka nevojë për shumë fantazi!