E pështirë/ Tallje qeveritare në tryezën e varfër të Nikos! VIDEO

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu dhe drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela udhëtuan në fshatin e largët, Vajzë (Vlorë) në zemër të Labërisë. Dy zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar shkuar për ti ndezur llampën, Niko Ahmetajt, i cili jeton në mjerim bashkë me të shoqen dhe 5 fëmijët. Por rikthimi i energjisë për Nikon me sa duket (nuk) mund të bëhej pa prezencen e Manastirlliut dhe Çelës dhe sigurisht pa kamerat e ERTV, që më pas shfaqen filmin me metrazh të shkurtër në facebook-un e Kryeministrit. Gjithë ky “investim” qeveritar vetëm për të na treguar se Niko nuk jeton më në errësirë, duke harruar se sa Niko të tjerë ka Shqipëria dhe që kanë nevojë për asistencën sociale të shtetit dhe jo për shfaqjen propagandistike të kryeministrit.

Duke na treguar se nuk është e njëjta qeveri që burgosi fakirat sepse nuk mund të paguanin energjinë elektrike. Duke na treguar se nuk është e njëjta qeveri që hoqi mijëra familje nga skema e ndihmës ekonomike. Më saktë nga lëmosha prej 4 mijë lekesh në muaj.

“Me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri që në mëngjes në facebook, ndërsa shfaq edhe videon e montuar me efekte dhe muzikë, taman për të prekur zemrat e shqiptareve.

Por ndër komentuesit, ka nga ata që i tregojnë Ramës se varfëria nuk luftohet me propagandë edhe as me paradën e ministrave apo drejtorëve në fshatrat e largët.

Julian Bistika i shkruan tek komentet: “I bëtë shtëpinë Nikos, por rruga për në Brataj, Vajzë, Gumenicë të Vlores s’na the si është? Skëterrë e gjallë është sepse duhen 3 orë me Jeep të shkosh në Vajzë. Makinat e vogla nuk shkojnë dot. Hajde ta gezojë shtëpinë e re Nikua por si t’ja bëj me rrugen dhe ujin që e mbart akoma me gomar i shkreti”.

Ylber Tota i shkruan kryeministrit: “Janë me mijëra familje që ju keni ndërprerë asistencën sociale që as buken e gojës nuk sigurojnë gjatë vitit vetem si e si të pasuroheni ju komunistat e vertetë PS-PD LSI, dreç e gjithë polika shqiptare, ndërsa popullit kërkoni ti merrni shpirtin ose ta largoni nga vendi që te keni mundesi per me shume shitje territoresh. Je një cop dështak, llumi shekullit”.
Arber Goxhaj shkruan: “Hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me këto pelivanllëqe. Edhe Niko lumadhin sa zgjat kjo video ju zgjidhen hallet. Sapo iku grupi i xhirimit të ERTV, Nikua përseri siç e gjetët”.

/R.Dedaj-Opinion.al

*Videoja e Kryeministrit

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?