Rama përshëndet vendimin e AMA-s për rikthimin e sinjalit analog.

Aktualitet

Pas lajmit të rikthimit të sinjal analog për Tiranën dhe Durrësi, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur vendimi ne AMA-s për rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimit televiziv, por Rama është shprehur se nuk fiket sistemi i vjetër pa u siguruar aksesi në sistemin e ri.

Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri.” – shkruan Rama.

Ndërkohë, më herët ditën e sotme ishte drejtori i AMA-s, ai i cili njoftoi rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimeve televizive. Sinjali i vjetër do të jetë aktiv deri në janar të vitit tjetër. Ky vendim u mor nga ankesat dhe pakënaqësitë e shumta që qytetarët drejtuar drejt këtij institucioni, pasi u gjenden ditën e djeshme pa sinjal televiziv duke u detyruara të dynden në dyqane për të blerë dekoderin që merr sinjalin e ri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?