Panik në aeroportin e Lionit/ Ndjekje dramatike e makinës në pistë. Video

Fluturimet në aeroportin Saint Exupery në Lion janë ndalur të hënën, pasi policia arrestoi një person që kishte kapërcyer me makinën e tij perimetrin e sigurisë.

Para se të kalonte rrethimin në aeroport, policët ndoqën e qëlluan mbi makinë, e cila mësohet se ka ecur për disa kilometra në korsinë e kundërt në një autostradë aty afër.

Ndjekja dramatike e makinës në pistë është filmuar nga dëshmitarët okularë, deri në momentin kur ajo u bllokua dhe shoferi tentoi të largohej me vrap. Pas incidentit, aeroporti u mbyll menjëherë dhe ndali fluturimet.

Rreth 20 makina të policisë dhe xhandarmarisë, por edhe policë me motoçikleta dhe një helikopter, u angazhuan në ndjekjen e makinës. Policia në vendngjarje thotë se situata ishte e komplikuar, ndërsa në aeroport pati edhe skena kaosi.

Një hetim ka nisur tashmë dhe zyrtarët konfirmojnë se nuk ka të lënduar nga incidenti.