Falet gjaku mes lotësh. VIDEO

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur 13 vite më parë midis dy familjeve shqiptare në fshatin Novolan të Kosovës. Pas një zënke mes kushërinjve të familjes Vatovci, vritet Çajupi, djali i Selim Vatovcit.

Akti i shtrirjes së dorës, midis lutjeve e lotëve dhe pas 13 vitesh, ka ndodhur këto ditë para faljes së namazit në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë.

“Falur iu qoftë gjaku i djalit, për hatër të Allahut”, u tha mes tjerash gjatë shtrëngimit të duarve në mes të familjarëve të këtyre dy familjeve deri tani në hasmëri. Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, ka përmendur rolin e hoxhë Ekrem Avdiut.

“Shqiptari i vërtetë është ai i cili e fal vëllain e vet. Shqiptari i vërtetë nuk ka pushkë për vëllain e vet dhe shqiptari i vërtetë gjithmonë ka falje, tolerancë, mirëkuptim dhe synon harmoni mes vete”, tha mes tjerash ai. Latifaj bëri lutje që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve, ndërsa ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri./Lajmi