Digjet makina e Kryetarit të Forumit Rinor Dega 7 në Tiranë. VIDEO
Makina e Kryetarit te Forumit Rinor Dega 7 ne Tirane, eshte shkrumbuar para rreth dy oresh nga persona ende te paidentifikuar.
Halit Valteri njihet per aktivizimin e fuqishem ne pothuaj te gjitha protestat e organizuara nga Partia Demokratike dhe ne shume raste eshte ndalur nga policia. Ai gjithashtu se bashku me te rinj te tjere te forumit ka protestuar para shtepise se kryeministrit Rama, duke ironizuar kapjen e peshkut te madh me grepa ne duar.
Makina ka qene e parkuar para shtepise se tij dhe kane qene fqinjet qe e kane lajmeruar. Policia mberriti tek vendi i ngjarjes dhe po punon per zbardhjen dhe gjetjen e fajtoreve qe shkaktuan kete zjarr te qellimshem.
https://www.facebook.com/shqipnews.lajme/videos/696851570680605/