Fostoxina po vret si në luftë, institucionet nuk ndjehen!’

Nga Tritan Shehu.

Përsëri disa raste të reja vetëvrasjeje me fostoxinë. Në vitin 2017 numri i vdekjeve nga suicidet me këtë substancë shkojnë në 52 raste vetëm në QSUT, shifër kjo tejet e lartë e kryesisht me të rinj. Vdekjet, pothuajse të sigurta e tragjike nga kjo substancë, arrijnë në mbi 72% të atyre nga substancat toksina.
Dhe Fostoxina vazhdon në Shqipëri të importohet, tregtohet, përdoret krejt pa kontroll ose aspak strikt këto, e gjen gjërësisht, e blen lehtësisht dhe pastaj e përdor….jo vetëm për mbrojtjen e produkteve bujqesore.

Fostoxina sot në shumë nga vendet e zhvilluara është hequr nga përdorimi, pra nuk tregtohet, duke u zëvendësuar me analoge, jo toksike.
Në vendet ku kjo vazhdon të përdoret akoma në bujqësi, i nënshtrohet për këtë rregullave shume rigoroze të importit, tregtimit, shitjes, përdorimit, kontrollit, pikërisht për t’u përdorur vetëm e strikt nga fermerët.

Suicidet nga Fostoxina përveçse në Shqipëri kanë qënë problem edhe në Indi a diku tjeter, ku rreziku është minimizuar edhe duke e tregtuar atë vetëm me ambalazhe speciale, që bëjnë të pamundur përdorimin e saj nga njeriu. Ndërsa në Shqipëri vazhdon të bëjë masakër të vërtetë, megjithëse ky problem është ngritur disa herë në media, Kuvend, konferenca etj, institucionet përkatëse si Ministria e Bujqësisë, e Shëndetësisë, Prokuroria, Avokati i Popullit etj nuk ndjehen.

Pa dyshim kjo vjen jo vetëm nga indiferenca, mosdija, amullia, mungesa e profesionalizmit, por dhe shumë nga përfitimet e paligjshme e korruptive që sigurohen nga kjo mënyrë “liberale” importi, tregtimi, shpërndarjeje e perdorimi të kësaj substance që po vret pa pushim.
Deri kur kështu më?!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments