Mesazh i Rektorit të Universitetit “Polis” për studentët në nivel Master.

Polis ofron një hapësirë alternative me një spektër studimesh me 3 Mastera Shkencore full-time dhe 9 Specialitete Master Profesionale part-time!

Të nderuar studentë të nivelit master! 
Koha për aplikim dhe regjistrim në këtë nivel studimi po afron. Ne do ju vemë së shpejti në dijeni edhe për urdhërin përkatës të Ministrisë së Arsimit, por ndërkohë merrni kontakt me ne sa më parë pasi proçedura ligjore e regjistrimit ka afate të mirpërcaktuara. Sidoqoftë çdokush nga ju që ka një Bachelor, ose ka kryer më parë studimet e plota universitare 5 vjeçare – në Polis apo në çdo universitet tjetër të akredituar – mund të vijojë të specializohet më tej tek ne! Arsyet janë të thjeshta, por bindëse sa më poshtë:

Universiteti POLIS ofron disa programe studimi të ciklit të dytë:
– Master Shkencor (3 programe full-time, 2 vjet)
– dhe Master Profesional (9 programe part-time, 2 vjet).
Polis ofron mundësi si për ata që janë studentë me kohë të plotë, edhe për ata që punojnë e studiojnë. Tarifat janë edhe më konkuruese se ato publike. Programet kanë një theks ndërkombëtarizimi të studimeve! Stafi është vendas dhe i huaj! Të gjithë programet janë akredituar! Masterat shkencore janë anëtare të rrjeteve të shkollave europiane përkatëse. Ndërsa programet profesionale janë diploma të përbashkëta me universitete europiane në Roterdam, Hollandë (IHS/Erasmus) dhe Paris, Francë (IPAG). Më të mirët mund të thellojnë studimet në shkollën doktorale që organizohet së bashku me Universitetin e Ferrarës, Itali. Ne nuk pretendojmë të jemi perfektë, por punojmë seriozisht çdo ditë të përmirësojmë komentet konstruktive që marrim nga partnerët e studentët!

Universiteti Polis është krenar që është një universitet autentik shqiptar, por me profil ndërkombëtar. Themeluesit e tij janë një grup intelektualësh të rinj të lidhur me arsimin dhe profesionin që pas kualifikimit jashtë vendit, të cilët u kthyen të kontribojnë në atdhe! Mësimi në Polis zhvillohet sipas rastit në shqip dhe/ose anglisht. Sot ky universitet stimulon shkëmbime studentësh me universitetet partnere në Itali, Hollandë, Francë, Portugali, SHBA, etj, falë projeketeve si Erasmus+ ose marrëveshjeve bilaterale. Universiteti ofron praktika, internshipe, laboratore e workshope.

U_POLIS ofron konktetisht 3 MSc:
-MSc në INXHINIERI NDËRTIMI, me dy profile: Gjeoteknikë ose Strukturë
-MSc në DIZJAN TË APLIKUAR, me fokus Dizajn Interieri/Industrial dhe Multimedia/Grafike
-MSc në MENAXHIM MJEDISOR, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm dhe VNM/VSM.
Programet Master Shkencor me kohëzgjatje 2vjet, full-time, mësim nga e Hëna- e Premte.

Më tej në bashkëpunim me Universitetin IHS/Erasmus, Roterdam, Hollandë, si dhe me kontributin e Lawrence Technological University, Detroit SHBA, Polis ofron si më poshtë:

Master Profesional në DIZJAN PARAMETRIK me 3 profile …
• Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik
• Dizajn Strukturor Estetik
• Dizajn Urban dhe Peizazhi

POLIS në bashkëpunim me IHS/Erasmus University, Roterdam, Hollandë, ofron edhe:
Master Profesional në POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT, me 3 profile …
• Planifikim Territori dhe Aplikime GIS
• Strehim dhe Zhvillim Toke
• Zhvillim Social dhe Burime Njerëzore

Së fundi Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin IPAG Business School, Paris, Francë, ofron sa më poshtë:
Master Profesional MBA në Administrim Biznesi me 3 profile të tjera…
• Sipërmarrje dhe Inovacion
• Pasuritë e Paluajtshme
• Marketing dhe Strategji

Programet Master Profesional janë 2 vjeçare me kohë të zgjatur, part-time, mësim në fundjavë një herë në dy javë (e premte 14.00-17.00, e shtunë dhe e dielë 09.00-17.00).

Përsa i përket cilësisë në arsimin e lartë, Polis është vlerësuar si “Best Practice” nga QAA – Agjencia Britanike e Akreditimit dhe ASCAL.
Ne ju urojmë mbarësi kudo që të shkoni, por ju inkurajojmë të ZGJIDHNI POLIS pa asnjë dilemë!
Për më shumë informacion na kontaktoni në FB, cel: 0694061339,
e-mail: info@universitetipolis.edu.al / contact@universitetipolis.edu.al
ose na vizitoni në Kampus çdo ditë jave përfshi fundjavën nga ora 08:30 – 16:30
__
POLIS – HAPËSIRË PËR MENDIMIN
www.universitetipolis.edu.al