Eduart Ndocaj reagon ndaj akuzave në adresë të tij nga disa portale. Janë portale krimi

Aktualitet

Ish deputeti i Lezhes dhe njekohesisht “Kryetari i PBDKSH (Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar), Eduart Ndocaj, ka hedhur akuza te forta ndaj disa portaleve te sponsorizuar nga Qeveria e krimit, sic e cileson ai ne reagimin e tij. Gjithashtu ish Deputeti Ndocaj parlajmeron ne reagimin e tij se po pregatit procedurat per kallzim penal ndaj ketyre portaleve.

Ja reagimi i plote i z Ndocaj ndaj sulmeve dhe akuzave ndaj tij:

Nisur nga dezinformimi me prapavijë të pastër politke që disa portale të financuara nga qeveria e krimit dhe e mafias shqiptare shpërndanë ditën e djeshme një “lajm” në lidhje me arrestimin e dy të “afërmeve” të mi, të cilët vidhnin gomone në Korfuz dhe gjoja i fshihnin në shtëpinë time, bëj me dije opinionin publik, se këto trillime dhe shpifje janë një pëpjekje mjerane e mediave që shërbejnë si megafonë të qeverisë për të zbehur imazhin tim publik. Ky sulm mediatik, i koordinuar dhe i paramenduar, erdhi menjëherë pas bërjes publike nga ana ime të qëndrimit tim ndaj kryeministrit të vendit, duke e shpallur “non grata” në rast të zgjedhjes sime si kryebashkiak i Lezhës.

Në respekt të së vërtetës, si dhe në vlerësim të koherencës së veprimtarisë sime publike, sqaroj për opinonin se asnjë nga faktet e pretenduara nga portalet, të cilat me një ligësi të pashoqe sponsorizohen nga krimi i lidhur me politikën e qeverisë për të hedhur baltë mbi mua, nuk qëndrojnë dhe trajtohen në mënyrë të turpshme dhe joprofesionale. Shtëpia e pretenduar si e imja, menaxhohet që në vitin 2007 nga kunati im, dhe është në proces legalizimi, duke u zvarritur nga burokracitë e panumërta të qeveritarëve, të cilët zhvatin dhe vjedhin përditë pronat e qyetarëve të ndershëm.

Me një gjuhë të pështirtë, plot pasaktësi dhe të mirëmenduar në qëllimin e tij dashakeq, gazetari në fjalë si një mercenar që paguhet me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar, ka lëshuar ndaj meje akuza të pabaza, për të cilat përgjigjen e tyre do e mësojë nga organet e drejtësisë. Të konsiderosh trafikant një 15 vjecar, kjo tregon amatorizmin e lajmit të përcjellë, por dhe pasionin e madh të gazetarit para eprorëve të tij për të baltosur me sa të jetë e mundur imazhin dhe reputacionin tim publik. Të hamendësosh mbi burimin e pasurisë sime, ndërkohë që unë, prej rreth 20 vitesh ushtroj biznesin tim në vendin fqinj të Italisë , biznes i njohur dhe i deklaruar sipas legjislacionit të vendit përkatës, është insinuatë tendencioze dhe dashakeqe në funksion të “porosisë” së dhënë nga mafia e pushtetit me qëllim barazvlerësimin e kredibilitetit tim me padronët e këtyre mediave që pasurohen me para të pista.

Çdo qytetar i ndershëm, befasohet me këto procka mediatike që vijnë të porosituara, pasi njohin punën time, ndershmërinë dhe burimin e të ardhurave të mia, ndryshe nga politikanët dhe qeveritarët e këtij vendi, pronarët e mediave apo dhe sejmenët e tyre, të cilët pasurohen përmes mënyrave okulte dhe metodave korruptive të lidhura me pushtetin dhe me krimin e organizuar. Për të gjitha këto të trajtuara në mënyrë dalldisëse dhe me një synim të lig ndaj meje nga mediat që i “mbajnë ison” qeverisë, unë do të ndërmarr hapat e duhura procedurialë, duke iu drejtuar organeve të drejtësisë me shpresën e palëkundur se do të marrin përgjigjen sipas hakës.

Avokati im po përgatit procedurën duke kallëzuar penalisht për shpifje dhe fyerje gazetarin dhe median e burimit të dezinformacionit të shpërndarë rreth meje mbi këtë ngjarje. Ftoj mbështetësit dhe bashkëqyetarët e mi lezhianë, të vazhdojën të kenë besim tek vullneti im për të ecur përpara dhe i garantoj se asgjë nuk e lëkund projektin tim për të ndërtuar vlerat e një bashkësie solide dhe të qëndrueshme, të mëbshtetuara në princimet e lirisë, demokracisë dhe të prosperitetit.

Fotografia e Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare
Ja dhe shkrimi tek “Shqiptarja.com” ku adresohen akuzat ndaj z Ndocaj:

SARANDE – Gjatë një operacioni policor janë arrestuar në Sarandë dy të afërm të ish-deputetit të PS Eduard Ndocaj, të cilët akuzohet se vidhnin mjete lundruese, gomone, në ishullin e Korfuzit dhe më pas i sillnin në Shqipëri. Dy personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Sarandës janë të miturit F.Lleshaj 17 vjeç nga Mirdita por banues në fshatin Shëndëlli Sarandë dhe A.Dedaj 15 vjeç lindur në Rrëshen dhe banues në Shëndëlli Saranda. Të dy këta persona,së bashku me shtetasin tjetër të arrestuar në Greqi, 20-vjeçarin Kristi Dedaj, mësohet të jenë të afërm të ish-deputetit Ndocaj. Burimet policore thanë se të arrestuari janë djemtë e baxhanakut të Ndocaj, ose nipat e gruas së këtij të fundit. Mësohet se gjatë operacionit policor, në Korfuz të Greqisë është arrestuar dhe një person i katër 17-vjeçari L.Prenga banues në fshatin Shëndëlli.

Gomonia e vjedhur në shtëpinë e Ndocaj
Teksa policia e Sarandës ka vënë në zbatim operacionin e koduar “Butrinti”, ka arritur në bashkëpunim me policinë Greke, të sekuestrojë 5 mjete lundruese, gomone, të cilat janë vjedhur nga katër personat e sipërcituar. Një burim pranë policisë së Sarandës, tha se njëra nga gomonet e vjedhura është gjetur në shtëpinë e ish-deputetit Ndocaj, në fshatin Shëndëlli. Pikërisht në shtëpinë e Ndocaj, policia tha se veç gomones, personat e arrestuar kishin strehuar dhe sende të tjera, si motorë skafi, dhe sende të tjera që dyshohet se i kanë vjedhur në Greqi. Banesa ende e papërfunduar e Ndocaj, është deklaruar nga ky i fundit dhe në deklaratën e pasurisë të tij në kohën kur ushtronte funksionin e deputetit në qarkun e Lezhë.

“Zotërues në proces legalizimi, pjesa takuese 100 %, i një ndërtese 600m2 në Shëndëlli të Sarandës, plus trualli i saj sipërfaqe 1.200 m2 vlera sipas deklaruesit 100.000 euro, pa specifikuar burimin”-deklaronte Eduard Ndocaj në deklaratën e tij të pasurisë.

Dy persona të kapur në Greqi
Për arrestimin e këtyre personave policisë së Sarandës i është dashur të bashkëpunoje me homologët e tyre në Greqi, kjo pasi gomonet vidheshin në këtë shtet dhe më pas transportoheshin në Shqipëri. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dy gomone janë sekuestruar në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë bllokuar në Greqi. Dy persona janë arrestuar në Greqi, ndërsa bashkëpuntorët e tyre u ndaluan nga policia e Sarandës. Gomonet e sekuestruara në Shqipëri janë të llojit “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP dhe një varkë plastike “Evinrude” 25 HP. Të rinjtë shkonin me varkë në Korfuz, linin varkën aty dhe vidhnin gomonen që e sillnin në Sarandë. Policia është vënë në dijeni të këtij aktiviteti dhe u ka bërë pritë në Lumin “Pavllo” ku edhe i ka kapur dy të parët dhe pastaj operacioni ka vijuar me arrestimin e dy të tjerëve në Korfuz dhe sekuestrimin e 5 mjetëve lundruese. Indicia për hetimin erdhi pas vjedhjes në Sarandë të varkës që përdornin trafikantët për të shkuar në Korfuz. Mjetet që vidheshin do përdoreshin për trafik droge, pasi nuk rezultonin të kishin dokumenta në Shqipëri.

f.g./b.ha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?