Shkarkohet regjisorja e Teatrit Kombëtar…
Regjisorja e TK, Elma Dorezi, eshte shkarkuar sot nga Drejtori i ketij teatri me motivacionet qe ajo vete i paraqet ne statusin e saj ne rrjetet sociale.
Ja statusi i saj i plote:
Mos punoni se do mbeteni pa punë!
Zyrtarisht,sot më datë 1 shtator 2018,jam jasht Teatrit Kombëtar.
Arsyet?
“Roli i Regjisorit është në qarkullim”
“Nuk ke projekt”
“Nuk jemi të përjetshëm”
Qarkullimin të nderuar ma sqaroni ju.
Ndërsa unë ju sqaroj se mbeta pa projekt për arsye anullimin konkursi të projekteve nga T.K.
Edhe pse isha me projekt pasi isha drejtuese artistike dhe kuratore e “Neteve te Leximit të drames Shqipe”.
Mu tha se ishte suplement ky konkurs dhe se nuk plotesonte kriteret për rroge.
Në fakt pikerisht ky ‘suplement’ ishte kontrata ime e pare me T.K.
Po më mirë po flas me punën time në Teatrin Kombëtar:
2015- 2016
Konkursi i Netëve të Leximit të Dramës Shqipe 2.
Lexim i veprave.
Përzgjedhja e tyre.
Kurimi i 7-të veprave nga 10-të përzgjedhura.
2016-2017 Zbutja e Kryeneçes.
19 netë sallën plot.
2017
Konkursi i Netëve të Leximit të Dramës Shqipe 3.(sezoni i parë,Leximet e veprave në janar )
Rikthimi 20 ditë prova i Zbutjes së (shtator )Kryeneçes pas 1 viti e gjysëm shkëputje me 5 aktorë zëvendësues.
Pjesmarrja në dy Festivale në Kinë.
15 shtator -30 shtator Në Kinë.
Fund Tetori 2017 – 4 shkurt 2018
Realizimi i projektit ” Vdiq Mbreti Rroftë Mbreti”.
Unë kam shumë për të folur të cilat i shkruajta në shkrimin tim të cilin nuk e di përse rrjeti social nuk ma lejon.
Gjithsesi postet nuk janë të përjetshme më tha drejtuesi im e sot po ja them dhe unë :
I nderuar ne jemi kalimtar në jetë e jo më në poste.
Faleminderit vetëm miqve të mi në Teatër.
Ju jeni arsyeja dhe forca ime më e madhe.
Unë forcën e kam treguar e do ta tregoj me skenën.Lufta ime ka qënë e do mbetet puna.Letrat,postet,firmat nuk janë për mua.
Ju përqafoj të gjithëve🙏🌷