Mashtronin në emër te fondeve të Elvis Naçit. Zbulohen nga vetë moderatorja e News24. FOTO

Moderatorja e emisionit” Shqiptaret per shqiptaret” Ola Bruko Papaproko, ka bere publike sot ne profilin e saj, nje mashtrimi qe behet me mbledhjen e fondeve per bamiresi nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri. Pre e ketij mashtrimi kane rene shume pushues neper plazhet tona.

Ja postimi i plote dhe apeli i moderatores, Papaproko:

Abuzim dhe përpjekje e turpshme për të përfituar në emër të bamirësisë për të varfërit.
Këto foto janë bërë në bregdetin e Jalës dhe këto 2 vajza bëjnë ec e jak gjithë ditën duke kërkuar para në emër të Elvis Naçit dhe emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Ato iu kërkojnë njerëzve të ndihmojnë financiarisht për operimin e një fëmije 8 muajsh.

Fati e solli që këtë kërkesë të ma drejtonin edhe mua, që prej një viti jam drejtuese e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, pjesëtare e përpjekjeve dhe punës së madhe që bën Elvis Naçi dhe bashkëpunëtorët e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Stafi ynë ka filluar punën për një sezon tjetër solidariteti, dhe rastet që kemi identifikuar janë të shumta, por rasti i sotëm është një mashtrim i pastër dhe është për të ardhur keq nëse dikush ka rënë pre e tij, apo aq më keq nëse ky nuk është rasti i vetëm.


Elvis Naçi dhe News24 bëjnë thirrje që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla, dhe kërkojnë nga organet kompetente të ndërhyjnë për t’iu dhënë fund atyre.
Ne së shpejti rikthehemi në ekranin e televizorit me histori të reja, me personazhe të rinj, problemeve të të cilëve do t’iu japim zgjidhje, nën logon e vetme, News24.

SPRINT.AL

Fotografia e Ola Bruko Papaproko

Fotografia e Ola Bruko Papaproko

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments