Këta janë futbollistët e Kombëtares të grumbullar për ndjeshjet me Izraelin dhe Skocinë

Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, për të publikuar listën e të grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë në 7 dhe 10 shtator për Ligën e Kombeve. Mihaj, Binjaku dhe Besimir Demiri do të jenë prurjet e reja në Kombëtare.

“Janë 25 lojtarë të grumbulluar. Të gjithë këta lojtarë, deri të hënën, do të jenë në dispozicion të Kombëtares. Urimet më të mira, të dëmtuarve Roshi e Sadiku”, tha trajneri i kombetares.

Ndërsa i pyetur per Agollin nga gazetaret, ai tha: “Unë gjithmonë kam thënë për Agollin, që duhet t’i gjejmë një zëvendësues për shkak të moshës së tij. Por, asnjë moment nuk kam thënë që ai nuk do jetë pjesë e jona. Unë nuk e kam thënë kurrë, jemi në një situatë ku Lenjani, Memolla, Aliji nuk luajnë. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo”.