Rama kërcënon kryebashkiakët: Disa nga ju mund të mos jenë në zgjedhjet e ardhshme

Rama në nguroi t’i paralajmëorjë kryebashkiakët se disa prej tyre mund të mos jenë në zgjedhjet e vitit që ardhshëm.

“Bëni reflektimet tuaja lidhur me sezonin, të nxirrni konkluzionet tuaja që janë konkluzioone më të thella se ato tonat sepse ju jeni në terren dhe të bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm pavarësisht se Qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet. Shumë nga ju mund të jenë në fushatë, të tjerë mund të mos jenë. Kjo nuk ka rëndësi. Por përgatitjet duhen filluar”.

Kreu i qeverisë evidentoi qytetet të cilat kanë pasur një rritje të nurmit të turistëve këtë vit si paojë ë përmirësimit të infrastrukturës dhe kushteve të mira që ofrojnë bashkite ë qyteteve turistike.

Rama tha se një prioritet shumë i madh do ti jepet rrjetit të ujësjellësit në të gjitha bashkitë e vendit.

Do zhvillojmë projektin e rritjes së investimeve në infrastrukturën turistike. Një program i ri për ujësjellësin i cili do të jetë i gjithi i fokusuar tek turizmi dhe nga ana tjetër do ju përgjërohesha që të fokusoheshit tek agroturizmi. Më lejoni t’ju them sepse është e papranueshëm ku potenciali për agroturizmin është kaq i madh, dhe të ardhurat janë kaq të mëdha, ne detyrohemi të kemi mangësi në aplikime. Kjo është e pakonceptueshme. Në vend që te kemi problemin se granti ka nevojë për më shumë para, në kemi problemin se s’kemi aplikime nga subjektet bashkiake, the kryeministri Rama.