Kaubojsi tallet keq me Ramën.Video+FOTO
Dje lezhiant paten për vizitë kryerilindasin Rama. Pa u mbushur 24 orë nga ardhja e tij në Lezhë e përreth ka plasur hareja prej gezimit. Kishte ardhur bash ‘ NANA e SHTETIT’ me lumturue të madh e të vogel, guzhinjert e kamariert. Sot kudo nëper Lezhë ka shperthye kanga e vallja për kryegjatin Rama . Edhe ato 2 – 3 veta si kan ngeel pa punë sot nuk kërkuan me u punue. Administratat shteterore mbydhen zyrat dhe ju turren pensionistave me ju ba punët e shtepis.
Gjykatsit dhe prokurorët shkuan në ShenKoll dhe ju premtuan të burgoserve se shumë shpejt në vend të tyre do vijnë peshqit e medhenj. Efekti NANA ndjehej sot kudo nëper Lezhë. Në spitale sguxonte kush të afronte bakshishe se edhe pastrueset të sulmonin direkt me grushta po t’ju jepje lek, pale ma doktorët as që bëhej fjalë. Tatimort ju versulen sporteleve dhe nuk lan detyrime pa paguar. Lypsart nuk paten nevoj të dilnin nga shtëpija se rilindasit ju shkun derë për derë duke ju dhuruar kursimet e tyre. Vloj Lezha sot nga gezimi, Nan-Rama me direktivat e tija edhe peshkun në det e bani të dilte në rën e të bënte plazh. Policia arrestoj disa militant socialist (besnik të Pjerinit ) të cilet po shisnin ‘lumturi’ kontrabande.
Të djeshmen dhe të sotmen askush sdo ta harroj në Lezhë, pensionistat po kerkojnë kthimin e Lindita Nikollit, aroma e profumeve të saj ju ka dhën jetë e shpresë për të votuar majtas edhe pa lek në xhep. Mor sduan asgjë lezhianët vetem NanRama të kthehet dhe t’ju tregoj se edhe Skenderbeu në këtë pervjetorë është i lumtur dhe deshiron të dal nga varri për të ba beslidhjen e re me Ramen.
https://www.facebook.com/hotel.kei/videos/1066273700206601/