Basha-Ramës: Mos guxo ta sjellësh ligjin e Teatrit në Parlament. VIDEO

“Nuk ka as bashkëqeverisje, as pakt zgjedhor me Edi Ramën”, kështu u shpreh sot lideri demokrat Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD-së. Ai hodhi poshtë të gjitha zërat për bashkëpunim, sepse sipas Bashës qeveria është e lidhur me krimin.
Po kështu i bëri thirrje të terhiqet nga ligji i teatrit. Do ketë konfrontime. Mosbindje civile. “Të mos guxojë ta sjellë në parlament, ligjin që ktheu Presidentin. Nuk ka Gjykata Kushtetuese dhe në këto kushte ai mund të bëjë çtë dojë. Por të mos i shkojë në mendje. Ajo është vija e kuqe”, tha i prere, kreu i demokratëve.