Ambasadori i njëanshëm promovon biçikletat e Velisë

Aktualitet

“Mandati im mbaronte në janar të vitit 2018. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e 2018-ës”, kështu do të shprehej Donald Lu disa muaj më parë. Por ai ende nuk është larguar nga Shqipëria. Zërat në media se ndodhet në Tiranë i ka vertetuar vetë, teksa Donald Lu u shfaq këtë të premte në zyrën e Erion Veliajt duke promovuar biçikletat “Mobike”.

Përmes një statusi në twitter, kryetabashkiaku Veliaj thotë se “jam i mërzitur për largimin e Donald Lu, por dhe i kënaqur të mirëpres Leyla Moses-Ones dhe skadrën e saj të re”. Kujtojmë se znj. Leyla Moses-Ones mbërriti pak ditë më parë në Tiranë, dhe është zëvendës/ ambasadore e SHBA-ve në vendin tonë. Ndërsa, ambasadorja e re, e emëruar nga administrata Trump, Kathleen Ann Kavalec, pritet të vijë në vjeshtë.

Sakaq, ish-ambasadori Lu që i bë aq popullor në Shqipëri për deklaratat e famshme të arrestimeve “të bujshme”, por jo vetëm, edhe për marrëdhënien e njëanshme politike, duket se i ka ditët e fundit në vendin tonë, edhe pse ceremonia e lamtumirës për të në ambasadë është mbajtur që në korrik.

 

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?