Çollaku/ Vazhdojnë qendrime shqiptare të çoroditura mbi Kosovën dhe rrezikun e ndarjes së saj.

Dikush ka hallin e Ballkanit, dikush ka hallin e Evropes, dikush ka hallin e pushtetit, dikush ka hallin e patriotizmit, dikush nuk ka asnje nga keto pervcse deshire per te thene dicka ne ze te shokeve…

Armiqte e kesaj situate jane te shumte.

Armike eshte mungesa e komunikimit mes faktorit shqiptar ne Ballkan.

Armik i kesaj situate eshte hermetizmi konspirativ (tipike e sjelljes se kesaj kohe te presidentit te Kosoves).

Armik i kesaj situate jane slloganet internacionaliste pa permbajtje(tipike te pjeses politike konformiste Shqiperi e Kosove).

Armike e kesaj situate eshte bindja kokeforte dhe naive se marredheniet diplomatike jane ndryshe nga ato njerezore,qe per te qendruar te forta duhen ushqyer cdo dite.

Armike e kesaj sitiate eshte dilema apo paqartesia strategjike ne aleanca…iluzioni se mjalti qe te ofron hasmi mund te jete i embel.

Armik i kesaj situate eshte dalldia e histeria kolektive…qe mbyt e vret mendjet e kthjellta.

Aleatet ne kete situate jane qartesia strategjike ne aleanca,mendjekthjelltesia ne vendime dhe analiza,…dhe mbi te gjitha komunikimi i hapur mes vetit dhe detyrimi per te percaktuar qendrime e sjellje te unifikuara.

Nje shekull me pare shqiptaret paten te njejtet armiq e aleate.
Nje shekull me pare iu dorezuam armiqve dhe u copetuam.

Nje shekull me pas nuk kemi lluksin dhe as na falet te bejme te njejtat gabime.

Thene troc. Eshte jetik Unitet Kombetar per Kosoven dhe Kufijte e saj dhe te Kombit.

Çdo sjellje tjeter eshte ose idiotesi historike ose tradheti kombetare.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments