Nga Izet Duraku/ Fatos Arapi, poeti që e lamë në harresë.
Prej vitesh nuk del nga shtëpia e tij. Miqtë e permallur më kot presin ta shohin. Sigurisht ai është miku më i madh i poetëve. Por refuzon ta kapercej pragun e portes. Gazetat, radiot, televizionet nuk kujtohen as në përvjetoret e tij. Politikanët deri tani kanë respektuar shkrimtarët vetëm ditën e vdekjes së tyre për me marrë të mbramen pikël drite prej tyre.
Ndoshta poeti Fatos Arapi po bën greven më të gjatë në historinë shqiptare të letrave duke protestuar me heshtjen e vet kundër antivlerave, jovlerave, pseudovlerave letrare dhe të krejt jetës sonë të rrejshme.
Miq të mi të letrave, ju që nuk e harroni kurrë Fatosin!
Do të bashkohem gjithmone me ju për me ngrit zërin në mbështetje të Fatos Arapit. Duhet respektuar Heshtja e tij e shenjtë duke e bërë sa më të zëshme Heshtjen për me ia shurdhue veshët shurdhnisë.