Aktualitet

Audiopërgjimi/ Reagon Denar Biba: Nuk kam asnjë shqetësim. Të dalë biseda e plotë, kemi folur me Biankun si shokë

Një audio-përgjim i publikuar sot ka nxitur debatin politik në vend. Portali Exit.al publikoi materialin ku pretendon se n/kryetari i KQZ, Denar Biba ka shkuar në Strasburg për të takuar gjyqtarin e Shqipërisë në Strasburg, Ledi Bianku, të cilit i ka bërë presion për çështjen e pronave. Po sipas këtij portali, z.Biba ka luajtur rolin e sekserit, pasi porosia për të shantazhuar gjyqtarin ka qenë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, z. Engjell Agaçi. Sakaq, kryetari i PD, Lulzim Basha i kerkoi Ramës që të shkarkoje Agaçin dhe Bibën.

Në përpjekje për të mësuar më shumë rreth kësaj historie që ka ndodhur 4 vite më parë, por vetëm sot është publikuar, Opinion.al kontaktoi me n/kryetarin e KQZ, z. Denar Biba.

Ai nuk e mohoi biseden me z. Bianku, por tha se kanë folur si shokë. Sipas Bibës, materiali i publikuar është i prerë (i cunguar) dhe se audio e plotë (kur ta publikojë media) u jep përgjigje të gjitha pyetjeve.

Denar Biba: “Unë me Ledin, ndër vite, kam komunikuar aq shpesh sa nuk numërohen. Kur të dale biseda e plote, do kuptohet nga kushdo se përse flasin dy shokë. Pra, çdo përgjigje për pyetje të mundshme është tek biseda e plotë. Ju takon juve si gazetarë të gjeni dhe publikoni bisedën në fjalë, përsa kohe mendoni se aty ka elemente që i interesojne publikut. Unë personalisht s’kam asnjë shqetësim”, deklaroi ai për Opinion.al.

I pyetur direkt, nëse kishte ushtruar presion tek z.Bianku duke i thënë se “do të ngelesh pa punë”, Biba tha se “metafora e trenit, nuk ishte për atë, por për mua”.

Denar Biba: S’ka nevoje të beni dedektiven me mua. Unë e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, ndër të tjera edhe në viziten zyrtare pranë GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit të kryesuar nga ish-zv kryeministri i kohës. Metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se “përse pranova detyren e kryetarit të KPP”, duke qene se ishte në dijeni të aspiratës sime për Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshtë është! Mjaft të degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnjë lidhje me z.Bianku. Isha unë qe pranova nje detyre qe nuk e doja. Kërkoni biseden e plote! E keni per detyrë.

Në bisedën që ka publikuar Exit. al dëgjohet vetëm pjesa ku flet Denar Biba dhe ajo ku flet Ledi Bianku:

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?
I thashë…
Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].
[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…
Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.
Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”
Biba vazhdon:
“Ma paguan ata biletën…”
Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:
“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

DEGJO BISEDEN (AUDIO)

oponion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?