Vritet në oborrin e shtëpisë çifti shqiptar dhe vajza e tyre e vogël

0

Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe të Maqedonisë  ku janë gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre 3 anëtarë të familjes Pocesta, të cilët kishin ardhur për pushime nga Italia. Familja banonte në qendër të qytetit.

Persona të pa identifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën 55 vjeç, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajzën e tyre Anila Pocesta 14 vjeç.

Motivet e këtij akti makabër deri më tani mbeten të panjohura. Policia dhe organet tjera kompetente ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit, raporton “Ina Online”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author