Strakosha ishte nga më të mirët në fushë për Lacion në ndeshjen ndaj Juventusit
“Tuttomercatoëeb”, ka zgjedhur notën 6.5 për gardianin shqiptar, dhe shkruan: “Pret mirë me duar në disa raste, ndonjëherë i beson shumë edhe këmbëve. I jashtëzakonshëm përballë Ronaldos, por në rastet e golave nuk ka çfarë të bëjë më tepër.”
Ndërkohë, tek Juventusi Kielini dhe Pjaniç, vlerësohen të dy me notën 7, mbrojtësi si një “mur” në prapavijë, ndërsa boshnjaku për teknikën e jashtëzakonshme në lojë, por edhe tek momenti i golit. Ronaldo vlerësohet me notën 6, ku pjesa e parë ishte në hije, ndërsa në të dytën e gjeti veten më mirë, por as shokët e tij nuk i shfrytëzuan ato pak raste që i krijoi.
Total 0 Votes
0
0