Komentuesit ‘degjenerojnë’ Ramën: Je bërë palaço e botës

0

Një foto e postuar të shtunën nga Edi Rama me sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo në faqen e tij në Facebook, duket se ka revoltuar seriozisht dhjetra e dhjetra qytetarë shqiptarë.

Sipas tyre, kryeministri i Shqipërisë, i një vendi nga më të varfërit e Europës, vazhdon të tregojë vazhdimisht shenja papjekurie dhe një gjest i tillë është edhe vizita në Juventus Stadium për të ndjekur ndeshjen e bardhezinjve me Lazion.

Ndoshta, vërtet sqarimi i zotit Fuga për udhëtimin me charter të kryeministrit qëndron. Por, a mundet që kreu i shtetit të pranojë një dhuratë të tillë? Në çdo vend normal të BE-së apo dhe më tej, një kryeministër duhet të jetë i kujdesshëm kur pranon dhurata.

Edhe në Shqipëri është ende në fuqi ligji që një zyrtar nuk mund të pranojë një dhuratë me vlerë më shumë se 50 euro. Ndërkohë që kryeministrit i dhurohet një udhëtim me charter në Itali, një biletë në stadium madje dhe një foto me Ronaldon, ndërkohë që Shqipëria përveç se rënditet në listen e vendeve më të varfra të europës, paraqet probleme të mëdha me korrupsionin.

Me gjasë, për këto arsye apo dhe shumë të tjera, qindra, ndoshta edhe më tepër komente negative janë hedhur në adresë të kryeministrit shqiptar, ku si emërues të përbashkët kishin varfërinë që po përjeton vendi ynë dhe nga ana tjetër jetën luksoze të kryeministrit shqiptar dhe, si për ironi të fatit është edhe kreu i një qeverie të majtë.

Mirëpo, pak e dinë se e majta demokratike europiane nuk është produkt i të varfrit, por i një kulture që e gjen idealin e vet te jeta e njeriut të thjeshtë, i cili e përbuz pasurinë dhe jetën sipas vlerave të saj. Mirëpo, tek ne, kultura e të majtit nuk është kjo. Është dëshira për t’i ikur varfërisë dhe mjeteve modeste të jetesës, për t’u pasuruar.  I majti europian, flasim për kulturën e majtë popullore, refuzon të jetojë si i pasur. Kurse te ne kultura popullore e majtë aspiron pasurimin dhe pushtetin./ opinion.al/

Komentet e shkëputura, vijojnë si më poshtë:

 

 

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of