Çollaku/ Sot, shqiptarët humbën një mik të vërtetë.

Pak ore me pare senatori John McCain ,nje hero amerikan,nje politikan bindjesh te qarta,nje shpirt i pathyeshem,nje antikomunist i pakompromiste,nderroi jete.

Senatori John McCain nje personalitet politik i nivelit boteror ishte gjithashtu nje mik i mire dhe i vertete i shqiptareve.

Senatori McCain ndiqte me vememdje zhvillimet ne Shqiperi e Kosove dhe ishte nje njohes i thelle i tyre.

Zyren e senatorit McCain e kane vizituar ne cdo kohe e situate te gjithe perfaqesuesit e politikes shqiptare.

Takimet ne zyren e senatorit McCain kane qene me te ngrohtat,te hapura dhe mbeshtetja e pakursyer.

Antaresimi i Shqiperise ne Nato dhe Pavaresia e Kosoves kane ne themele edhe kontributin dhe mbeshtetjen aktive te senatorit John McCain.

Personalisht e konsideroj privilegj te jetes dhe karrieres mundesine per te njohur e punuar me nje njeri te ketij dimensioni. Prane njerezve si John McCain njeriu kupton se simbioza e thjeshtesise me madheshtine eshte e vertete.
John McCain ishte nder rastet ku une pata mundesine te shoh si deshmitar kete simbioze.

Sot SHBA, humbi nje njeri te madh.

Sot edhe ne shqiptaret humbem nje mik te vertete.

Jam i bindur se koha dhe historia vecse do te forcoje mirenjohjen e respektin me te thelle te shqiptareve per John McCain,
si nje mik te mire e te vertete,ne dite te veshtira.

Rest In Peace,John McCain.

Fotografia e Kreshnik Çollaku
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments