E fundit/ Greqia liron nga burgu Edmond Begon, mikun e Taulant Ballës

0

U ndalua pak ditë më parë në Korfuz, dhe pas verifikimeve nga ana e autoriteteve greke është lënë i lirë, thonë burime mediatike. Interpol Roma ka bërë të ditur se Edmond Bego nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar, ndryshe nga sa u tha fillimisht. Arrestimi i Edmond Begos në Greqi ndezi ndjeshëm tonet e akuzave mes palëve politike në vendin tonë, ku PD-ja akuzonte qeverinë se i kishte garantuar Begos mbrojtje ligjore.

Edmond Bego, biznesmen në fushën e ndërtimit është dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge dhe më pas i ëshntë konvertuar dënimin në 4 vite e 4 muaj në Shqipëri, pasi ka përfituar nga disa hapësira ligjore. Kjo e shmang atë nga çdo lloj detyrimi në shtetin italian, pasi dënimi rezulton i shlyer në Shqipëri. Ai njihet ndryshe si mik i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of